E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkia dhuron gjak

12/05/2005  Rama: Që fëmijët të mos shohin nga dera kush do të japë gjak

Administrata e Bashkisë së Tiranës ka dhuruar dje vullnetarisht gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe me sëmundje të tjera gjaku. Aksioni vullnetar ka vazhduar përgjatë gjithë paradites. Pas dhurimit të gjakut, kryebashkiaku Edi Rama u shpreh: “Ky është viti i katërt dhe e katërta herë që Bashkia e Tiranës dhuron gjak, në besnikëri të plotë ndaj misionit të vet dhe njëkohësisht me vullnet të mirë për të bërë atë që na takon të gjithëve, në fakt, si qytetarë, në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të ndjekin shembullin e të gjithë dhuruesve vullnetarë, në mënyrë që asnjë fëmijë në këtë qytet dhe në këtë vend, të mos shikojë nga dera, në pritje të gjakut të munguar. Vihuni në pozitat e atyre prindërve, që me lot në sy presin dikë që të hyjë në korridorin e spitalit për të sjellë gjak, për të siguruar një vit më shumë për fëmijët e tyre dhe bëni diçka. Aq më tepër, që kjo të gjithëve nuk u bën as më shumë e as më pak, por mirë për shëndetin e tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›