Studentët: Këtu ka korrupsion!

12/05/2005 QZHK me mbështetjen e SOROS-it organizon sondazhin, 90% e studentëve: Pedagogët, të korruptuar
Mitmarrja pohohet në të gjithë shkallët, që gjatë konkurrimit deri në marrjen e provimeve
Gati të gjithë studentët pohojnë se në universitet ka korrupsion. 90 për qind e studentëve të pyetur mbi shkallën e korrupsionit, mendojnë se pedagogët janë të korruptuar, ndërsa 86 për qind mendojnë se nuk njohin ndonjë forum që të mbrojë të drejtat e tyre. Këto janë përfundimet e sondazhit të kryer nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim në periudhën 1-15 mars të këtij viti në 8 universitete të vendit me mbështetjen e Fondacionit “Soros”. Në këtë sondazh janë përfshirë 1.027 studentë.
Konkurset, procedurat
36 për qind e të anketuarve pohojnë se procedurat e pranimit janë të rregullta, shifër relativisht e ulët. 38 për qind e studentëve japin një përgjigje negative. Sipas sondazhit, mbi mesataren janë përgjigjur pozitivisht vetëm për Universitetin e Tiranës e të Shkodrës dhe përgjigje negative rezulton Universiteti i Elbasanit dhe ai Bujqësor, me përkatësisht 23 dhe 32 për qind e të intervistuarve.
Konkurset, komisioni
45 për qind e studentëve universitarë mendojnë se ka manipulime dhe 22 për qind mendojnë se nuk ka manipulime, ndërsa 33 për qind e studentëve hezitojnë të përgjigjen. Kjo tregon se komisionet e provimeve janë në të gjithë pikëpamjet teknike, profesionale dhe morale tepër të dobëta. Vihet re se 33 për qind e të pyeturve hezitojnë të përgjigjen, ndërsa vetëm 22 për qind janë përgjigjur se komisioni punon ndershmërisht. Përsëri në Universitetin e Elbasanit pohohet nga 62 për qind e studentëve se ka manipulime, më pas vjen Universiteti Politeknik, e më pas Akademia e Arteve.
Pranimet, jashtë liste
51 për qind e studentëve pohojnë se ka patur pranime jashtë listave të shpallura zyrtarisht, 39 për qind e studentëve pretendojnë se nuk dinë gjë për këtë fakt, dhe 10 për qind e të intervistuarve pohojnë se nuk ka asnjë pranim jashtë listës së shpallur zyrtarisht.
Provimet me lekë
Për të hyrë në provim, për të shkelur rregullat, apo për të hequr disa mungesa, një pjesë e mirë e studentëve pohojnë se i kanë paguar lekë pedagogut apo sekretares. Për të kaluar provimet, 78 për qind e studentëve përgjigjen se provimet i kalojnë me zotësinë e tyre, 12 për qind e tyre shprehen se do të përdorin paratë ose njohjet dhe 10 për qind nuk e kanë të qartë se si do të veprojnë.
Sa paguhet për provim
17 për qind e studentëve deklarojnë dhe shumën e lekëve që paguhet. Kështu, pagesa për provim varion mesatarisht rreth 10.000 lekë në universitetet e rretheve dhe në Universitetin e Tiranës, 30.500 lekë. Shumica e studentëve deklarojnë se tarifa përcaktohet nga shkalla e vështirësisë, një pjesë thonë se vendoset nga pedagogu, e të tjerët thonë se paguajnë për rritje note.
38 për qind e studentëve: Shkelen procedurat 45 për qind e studentëve: Komisionet bëjnë manipulime 51 për qind e studentëve: Ka pranime jashtë listave Shifrat janë më të larta për Universitetin e Elbasanit, atë Bujqësor, Akademinë e Arteve dhe të Vlorës Të ngacmuara seksualisht, 6% e studentëve pohojnë faktin Studente të ngacmuara seksualisht nga pedagogu, kanë guxuar ta pohojnë këtë fakt. 6 për qind e tyre pohojnë një fakt të tillë dhe vetëm 2 për qind hezitojnë, ndërsa 92 për qind e studentëve përgjigjen se nuk janë kërkuar nga pedagogu. Shifrat më të larta janë për Universitetin Bujqësor 12 për qind dhe Akademinë e Arteve dhe të Fiskulturës 10 për qind. Këto studente kanë pohuar se janë kërkuar seksualisht nga pedagogët për të kaluar provimin. Ndërkohë, pyetjes tjetër se janë kërkuar indirekt nga pedagogu, këto shifra dyfishohen dhe trefishohen.