E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si do të vlerësohen maturantët në provime

12/05/2005  Provimi do të zgjasë dy orë e gjysmë, pikë dhe për përgjigje të pjesëshme

Provimet e maturës për nxënësit e shkollave të mesme do të zgjasin dy orë e gjysmë. Do të nisin në orën 9 të mëngjesit dhe do të zgjasin gjithsej katër orë e gjysmë, një orë e gjysmë do të shpenzohet vetëm për shpërndarjen e testit dhe shpjegimit të rregullores. Përgjigjet do të dalin brenda dy ditëve. Qendra Kombëtare e Akreditimit e Vlerësimeve dhe Provimeve do të hartojë të gjithë tezat e provimeve me shkrim te shkollat e mesme të përgjithshme, të mesme të profilizuara, profesionale, minoriteteve etj. Ndërsa shkollat do të kenë në dorë hartimin e tezave të provimeve me gojë dhe ku të dëshirojnë mund ta heqin këtë provim, por sidoqoftë për lëndën e letërsisë ky provim nuk mund të hiqet. Po kështu do të veprohet dhe për shkollat 8-vjeçare. Institutin e Fëmijëve që nuk Shikojnë, për nxënësit e minoritetit do të përgatiten teza të veçanta për provimet e lirimit të lëndëve gjuhë shqipe dhe matematikë. Ilia Paluka, drejtori i Kurrikulave në Ministrinë e Arsimit, tha se testet dhe mënyra e korrigjimit do të jetë e tillë, që nota 7-të të ketë të njëjtën vlerë si në një shkollë të Tiranës dhe në atë të Kukësit, apo të Gjirokastrës. Po kështu, në mënyrë që të kemi një vlerësim sa më të saktë të njohurive të nxënësve, do të vlerësohen me pikë dhe përgjigjet e pjesshme të nxënësve.

Lëndët dhe datat e provimeve me shkrim për sesionin e parë do të jenë:

Në shkollat 9-vjeçare:

a- Gjuha shqipe 21 qershor 2005

b- Matematika 28 qershor 2005

c- Gjuha greke dhe maqedonase (për shkollat e minoriteteve) 1 korrik 2005

Në shkollat e mesme të përgjithshme (me kohë të plotë dhe të shkurtuar):

a- Letërsia 10 qershor 2005

b- Matematika 20 qershor 2005

c- Fizika 28 qershor 2005

3. Në shkollat e mesme të përgjithshme të profilizuara:

Profili natyror:

a- Letërsi a 10 qershor 2005

b- Matematika 20 qershor 2005

c- Fizika 28 qershor 2005

Profili shoqëror:

a- Letërsi a 10 qershor 2005

b- Matematika 20 qershor 2005

Në shkollat e mesme pedagogjike:

a- Letërsia 10 qershor 2005

b- Matematika 20 qershor 2005

c- Gjuha shqipe 28 qershor 2005

Në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin:

a- Letërsi a 10 qershor 2005

b- Matematika 20 qershor 2005

c- Gjuha shqipe 28 qershor 2005

Në seksionet dygjuhëshe:

A. Profili natyror:

a- Gjuha e huaj frënge 6 qershor 2005

b- Letërsi a 10 qershor 2005

c- Matematika 20 qershor 2005

d- Fizika 28 qershor 2005

B. Profili shoqëror:

a1- Gjuha e huaj frënge 6 qershor 2005

a2- Gjuhët e tjera të huaja 23 qershor 2005

b- Letërsi a 10 qershor 2005

c- Matematika 20 qershor 2005

d- Gjuha shqipe 28 qershor 2005

Në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja:

a- Letërsia 10 qershor 2005

b- Gjuha e huaj 23 qershor 2005

c- Gjuha shqipe 28 qershor 2005

8 . Në shkollat e mesme artistike:

a- Letërsi a 10 qershor 2005

9. Në shkollat e mesme sportive:

a- Letërsia 10 qershor 2005

Në shkollat ekonomike:

a- Matematika 20 qershor 2005

b- Kontabiliteti dhe ekonomia 28 qershor 2005

Në shkollat teknike 5-vjeçare dhe 3+2-vjeçare

a- Matematika 20 qershor 2005

12. Në shkollat profesionale 3-vjeçare të profileve mekanike, elektrike, elektronike, ndërtim, teknologjike, tekstil-trikotazhe, konfeksione, naftë e gaz, bujqësore, elektro-mekanike, automekanike:

a- Matematika 20 qershor 2005

V. Datat për provimet rezervë me shkrim do të jenë dy ditë pas provimit efektiv përkatës, për të gjitha shkollat, për të gjitha lëndët dhe për të dy sesionet e provimit.

VI. Datat për provimet me gojë do të përcaktohen nga drejtoritë e shkollave.

VII. Provimet e lirimit, të pjekurisë apo përfundimtare (me shkrim) për sesionin e dytë:

1. Për të gjitha shkollat 9-vjeçare do të zhvillohen në datat:

- Gjuha shqipe 22 gusht 2005

- Matematika 26 gusht 2005 - Gjuha greke dhe maqedonase (për shkollat e minoriteteve) 30 gusht 2005

2. Për të gjitha shkollat e mesme dhe profesionale do të zhvillohen në datat:

Letërsia 19 gusht 2005

Matematika 23 gusht 2005

Fizika 27 gusht 2005

Gjuhët e huaja 23 gusht 2005

Gjuha shqipe 27 gusht 2005

Kontabiliteti dhe ekonomia e ndërmarrjeve 19 gusht 2005

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›