E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Durresit, "lufte" gazetashitesve

Nje njoftim i djeshem nga Inspektorati i Policise Ndertimore, tashme ne varesi te pushtetit vendor, ka ngritur ne alarm gazetashitesit e Durresit. Shkresa kerkonte largimin e tyre nga kioskat ku shiten gazeta dhe revista, ne kuader te zbatimit te planit te ri rregullues te qytetit. Nderkohe, gazetashitesit ankohen se prej dy javesh kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, refuzon rinovimin e lejeve te tyre, te cilat rifreskohen cdo vit. Ne kete menyre, Bashkia e Durresit duket se ka rihapur perseri debatin ne lidhje me pikat e tregtimit te shtypit te perditshem. Nga ky veprim duket se do te mbyllen nje numer i konsiderueshem i pikave te tilla, te cilet funksionojne ne formen e kioskave. Per momentin, Bashkia e Durersit nuk ka rinovuar lejet perreth 50 kioska te tilla, qe jane ne territorin e bashkise. Nje pjese e tregtuesve te shtypit periodik thone se kryetari Dako ka si qellim qe te ushtroje presion per te mbyllur disa kioska ne vende te cilesuara strategjike ne qytet dhe me pas te jap leje per militante. Te njejtin veprim e ka bere edhe ish-kryetari i bashkise, Miri Hoti, i cili shtoi numrin e kioskave, pronaret e te cileve, pasi u shperblyen per mbeshtetjen politike, vendosen kioskat ne mes te trotuareve, ne lulishte apo edhe i shnderruan ato nga pika te tregtimit te librit e gazetes ne lokale per shitjen e qofteve. Pronaret e kioskave qe kane te gjithe dokumentacionin per te tregtuar gazeta dhe libra, kane paguar edhe detyrimet tatimore dhe ne sigurime shoqerore, nderkohe qe dje Inspektorati i Policise Ndertimore u ka derguar njoftimin per te liruar vendin. Nje vit me pare te njejtet tregtare jane vene perballe presionit per te investuar ne ndertimin e kioskave me komode dhe kjo u ka kushtuar pronareve, te vene perballe alternatives se mbylljes se aktivitetit, te shpenzojne deri ne 500 mije leke. Ndersa tani rrezikojne mbyllen e aktivitetit, pasi per fitimet e tyre te uleta, eshte e pamundur te marrin dyqane me qira.
K. Jaupaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›