Bashkia e Durrësit shpërblen 30 nxënësit më të mirë të qytetit
vendeve të punës
Bashkëpunimi me Danimarkën në fushën e formimit profesional do ta ndihmojë vendin tonë në çeljen e vendeve të reja të punës. Asistenca daneze në fushën e punësimit, formimit profesional dhe mbrojtjes sociale është e nevojshme për strukturat shqiptare. Ky është qëndrimi i ministrit të ri të Punës, Anastas Duro, sipas të cilit, Danimarka njihet dhe perceptohet si një nga shtetet më sociale në botë, pra që harton dhe zbaton politikat më efikase. Ministri i Punës, Anastas Duro, priti dje ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Karsten Ankjaer Jensen, të cilin e falenderoi për ndihmesën që qeveria daneze ka dhënë në vazhdimësi në mbështetje të politikave zhvilluese të qeverisë shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit. Tregues domethënës i kësaj mbështetjeje, theksoi Duro, është fakti që parlamenti danez tashmë e ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqipërinë.
Njoftim
Më datën 25 tetor 2008 ora 10.00 në qytetin e Ersekës organizohet 50-vjetori i shkollës së mesme, të përgjithshme “Petro Nini Luarasi”. Komisioni organizator fton me këtë rast brezat e të gjithë nxënësve dhe personelin pedagogjik.
Komisioni organizator
22 Tetor 2008