“Nder i Dëshnicës” për gjeneral Hajrullah Muhametaj
Tituj dëshmorëve dhe partizanëve të LANÇ
Qindra banorë të krahinës së Dëshnicës janë mbledhur të shtunën për të festuar 65-vjetorin e krijimit të Batalionit të Dëshnicës në një ceremoni festive në fshatin Kajcë të Përmetit. Krahas banorëve të zonës, në këtë festë merrnin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të Përmetit, deputeti i zonës Flamur Hoxha, kryetari i Bashkisë Edmond Konomi, kryetari i Komunës së Ballabanit Agim Damani, drejtues e përfaqësues të organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ish-partizanë të batalionit dhe bij të tyre, gjeneralë e ushtarakë të lartë, si dhe dhjetra të ftuar. Për të festuar këtë ditë, në Kajcë kishin ardhur dhe shumë bij e bija të kësaj krahine që punojnë e jetojnë në zona të tjera ë Shqipërisë. Pikërisht pranë lapidarit që nderon krijimin e batalionit partizan dhe bijtë e bijat e Dëshnicës që dhanë jetën për çlirimin e atdheut, u mblodhën për të përkujtuar këtë ditë pasardhësit e tyre si dhe shumë të ftuar. Deputeti i zonës Flamur Hoxha si dhe zyrtarë të tjerë të ftuar theksuan në fjalën e tyre të përshëndetjes nderimin që kanë për dëshmorët e atdheut, e veçanërisht për këto bij e bija të Dëshnicës dhe dhanë jetën për lirinë e atdheut. Ata theksuan se asnjeherë nuk do të reshtin përpjekjet që kujtimi dhe amaneti i tyre për lulëzimin e begatinë e Përmetit të vihet në jetë. Deputeti Flamur Hoxha ndër të tjera tha se, “Jemi mbledhur sot të përkujtojmë këtë ngjarje të rëndësishme të luftës, për krahinën tonë, e cila sa vite do të kalojnë, më shumë do t’ja rrisin vlerat asaj. Sot mbi supet e partizanëve të këtij batalioni rëndojnë rudhat e moshës, nga vitet plot mundim e sakrifica. Nuk besoj se brezat që do të vijnë do ta harrojnë, atë epope të luftës e cila në atë periudhë ishte preludi i zhvillimit të Shqipërisë për një të ardhme të mirë. Dëshnica dhe Permeti, si i gjithë vendi ynë kanë qenë vatra të luftës për çlirim e përparim. Nuk ka shkëmb e rrugë, shpat e korie, shtëpi e fshat, ku të mos jetë dëgjuar kënga partizane dhe pushka e fitimtarëve. Ishta ajo sakrificë sublime dhe ai ideal i lartë i këtyre bijve e bijave, të cilët, me fitoren mbi bishën nazifashiste, e renditën vendin dhe krahinën e Dëshnicës në krahun e çlirimtarëve dhe fitimtarëve. Emrat e dëshmorëve dhe partizanëve të luftës të këtij batalioni si Xhako Kajca, Feti Bubsi, Lumo Pavari, Myrteza Xhani, Malo Merko, Eqerem Aliaj, Ethem Xhani, Islam Anxhaku, Hajrulla Muhametaj, Neim Xhani, Refit Dervishi, Izet Xhaferi, Elmaz Bregasi, Kaso Xhaferi, Selviko Dervishi e shumë e shumë të tjerë, do të mbeten simbole të këtij formacioni partizan. Ata rrojnë të skalitur në memorjen dhe kujtesën e kombit dhe brezave që do të vinë”. Më pas, në këtë ceremoni, Kryetari i Komunës së Ballabanit i prezantoi vendimin e Këshillit për nderimin e 4 figurave të ndritura të krahinës së Dëshnicës me titullin me të lartë “Nderi i Krahinës së Dëshnicës”, përkatësisht Hajrullah Muhametaj, Lumo Pavarit, Zyrihana Xhako dhe Riza Xhunga. Deputeti Flamur Hoxha i dorëzoi me këtë rast djalit të Hajrullah Muhametaj, Myrtezait certifikatën dhe medaljen e nderit. Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Permëtit, Kryetari i Komunës së Ballabanit si dhe përfaqësuesi i organizatës së veteranëve ja dorëzuan familjarëve të pranishëm certifikatat e nderimit për Lumo Pavarin, Zyrihana Xhakos dhe Riza Xhungës. Nga këto bij e bija që u nderuan, i veçantë ngelet kujtimi, siç e thërrasin në zonë, i gjeneral Hajrullah Muhametaj. Hajrulla Muhametaj është një nga figurat më të shquara ushtarake dhe publike të krahinës së Dëshnicës, por edhe të rrethit të Përmetit. Ka qenë i përkushtuar gjithë jetën si ushtarak i lartë, drejtues dhe organizator i zoti në këtë sektor. Ai ka spikatur edhe si njeri i lidhur ngushtë me njerëzit e thjeshtë të krahinës së tij e të zonave të tjera të Përmetit dhe ka qenë i votuar prej tyre si deputet në dy legjistraturat e Kuvendit Popullor në vitet 70-80. Hajrulla Muhametaj lindi në fshatin Kajcë të krahinës së Dëshnicës të rrethit të Përmetit më 11 janar 1920. Familja dhe fshati i tij i lindjes janë shquar për atdhetarizëm e patriotizëm në luftërat që iu imponuan pushtuesit e huaj, tradita këto që kanë frymëzuar atë në rininë e hershme. Eshtë nga të parët në krahinë që u radhit në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Fillimisht si pjesmarrës i thjesht në formacionin e çetës e të batalionit “Dëshnica” dhe më pas, komandant kompanie e zëvendëskomandant batalioni ne brigadën e 8-të sulmuese, ku u dallua për trimëri, guxim e zgjuarësi. Mbas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist, Hajrullau është inkuadruar menjëherë oficer drejtues në radhët e ushtrisë, duke punuar me përkushtim për organizimin dhe forcimin e ushtrisë së re shqipëtare. Ka kryer studimet e larta ushtarake në Akademinë “Frunze” dhe Akademinë “Voroshillov” të ish Bashkimit Sovjetik, ku është specializuar në fushën ushtarake deri në fund të viteve 50-të, duke u kompletuar për drejtimin e njësive të mëdha ushtarake. Njohuritë e fituara i vuri në shërbim të forcimit të ushtrisë. Për aftësitë e tij komanduese dhe njohuritë e thella ushtarake, njihet si një ndër oficerët madhor më të përgatitur. Hajrullau drejtoi vite me radhë drejtori të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në shtabet e njësive të larta ushtarake. Ndër karakteristikat e tij dalluese si ushtarak ka qënë aftësia komanduese, korrektësia në dhënien dhe zbatimin e urdhërave, përmbushja e detyrave të ngarkuara pa hezitim dhe me përpikmëri si dhe komunikimi njerëzor me kolegët, vartësit dhe cilindo me të cilin e lidhte detyra. Në vitin 1982, ka dalë në pension. Për meritat dhe kontributin e tij në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare si dhe gjatë karrjerës ushtarake është dekoruar me urdhra dhe medalje të ndryshme si: Medaljen e Kujtimit, Medaljen e Trimërisë, Medaljen e Çlirimit, Urdhërin e Trimërisë, Urdhërin e Shërbimit Ushtarak, Urdhërin e Yllit të Kuq, Urdhërat e Skënderbeut të klasit të III-të dhe të II-të, Urdhërin e Shërbimit Ushtarak të klasit të pare etj. Gjithë veprimtaria e tij është vlerësuar me medalje dhe urdhëra, të cilat i mbajti me dinjitet deri në fund të jetës së tij, në shkurt të vitit 2002. Përveç cilësive të spikatura si ushtarak i lartë, Hajrulla Muhametaj është shquar edhe si njeri publik, njohës dhe vlerësues i halleve të njerëzve të thjeshtë në zona të ndryshme të Përmetit, e kudo ku ka punuar, pasi ka qenë i lidhur ngushtë me vëndlindjen e tij, krahinën e Dëshnicës, që nga Lufta Nacional-Çlirimtare e në vijim. Për këto cilësi është zgjedhur në disa legjislatura në zonën e Permetit edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kuptimplotë për këtë, është edhe libri i botuar prej tij në fund të jetës “Malli i vendlindjes” që i kushtohet fshatit të tij, Kajcë dhe krahinës së Dëshnicës. Eshtë vlerësuar nga Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës “Krenaria e Qarkut”, si nga Bashkia e Përmetit është shpallur “Qytetar Nderi i Përmetit”.
22 Tetor 2008