E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Prishtinës viziton tunelin

 

KUKES – Kreu i komunës së Prishtinës viziton tunelin e Kalimashit, një galeri e të cilit u hap plotësisht javën e shkuar. Isa Mustafa bashkë me përfaqësues të tjerë të stafit të tij mbërritën në Kukës për të parë nga afër punimet e kryera për këtë vepër të rëndësishme të autostradës Durrës-Kukës. Mustafa ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë dhe e ka konsideruar tunelin si veprën më të madhe që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe Kukësin si pika lidhëse mes dy vendeve. Kryetari i komunës së Prishtinës kreu një vizitë dhe në Bashkinë e Kukësit, ku me homologun e tij, Hasan Halili ka bashkëbiseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy bashkive.  h.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›