Ksamili çel sezonin turistik
SARANDE - Ksamili zyrtarizon çeljen e sezonit “Verë 2009”. Mes një numri të shumtë banorësh ksamiljotë dhe nxënës shkollash është çelur zyrtarisht pasditen e së enjtes sezoni turistik. Hapja e sezonit ditën e djeshme në Ksamil përkonte edhe me “Ditën e detit”. Sipas përfaqësuesve të komunës, në Ksamil është punuar për të vënë në eficencë elementët e duhur për sezonin, si: ndriçimi, gjelbërimi, sistemi i gjithë korridoreve me kalldrëm, me stola çlodhës për të gjitha moshat si dhe shatërvani. Në Ksamil janë në dispozicion të pushuesve rreth 2 mijë shtretër në ambiente hoteliere dhe rreth 200 banesa që ushtrojnë turizmin familjar. sh.d