E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës 26 leje ndërtimi për miqtë e Berishës dhe të Ramës

Ja emrat që kanë marrë leje ndërtimi të favorizuar nga Rama, i implikuar edhe ministri Olldashi
Vendimet e fundit të KRRT të Tiranës, përveç faktit që u miratuan në mënyrë skandaloze në një ditë pushimi verifikuan para shqiptarëve se kryetari ynë i Bashkisë së Tiranës është pjesë  integrale e mafies së industrisë së ndërtimit dhe ka shndërruar këtë sektor në pronën e tij private. Tashmë KRRT e Tiranës është kthyer në një sektor që miraton leje dhe sheshe ndërtimi sipas interesave të klaneveInteresant është edhe fakti tjetër që ky monopolizim është bërë bë bashkërendim të punës me ministrinë e linjës ku ministër është edhe Sokol Olldashi. që marrin pjesë në KRRT  e Bashkisë së Tiranës. Pavarësisht se ky i fundit doli para shqiptarëve për të deklaruar se nuk i njihte vendimet e KRRT së Tiranës, lista e lejeve të miratuara i përket të dyja krahëve. Në këtë KRRT vetëm Arben Biçoku njeriu i afërt i Marin Biçokut ka miratuar dy leje në emër të tij, ndërkohë që njerëzit e Edi Ramës në KRRT kanë miratuar 10 leje në emër të studiove të tyre. Studiot  Shkreli-Eftimiu kanë miratuar plot dhjetë leje ndërtimi në emër të tyre. Ndërkohë që fakti tjetër më skandaloz është që e gjithë afera e së dielës është bërë me bekimin e Ministrit Olldashi. Nëse vëmë re me vëmendje listën e shesheve të ndërtimit do të shikojmë se kompleksi i stadiumit Qemal Stafa tashmë ka për tu zëvendësuar nga kullat e larta që do të ndërtojë miku  i Olldashit, Bodes dhe Edi Ramës , Zamir Mane. Ky zotëri në një ditë të  vetme ka marrë dy leje sheshi dhe një leje ndërtimi pikërisht në rrugën Dervish Hima  dhe rrugën e Kavajës. Interesant është fakti se tani para zgjedhjeve të qershorit, Edi Rama dhe Sali Berisha vazhdojnë të mbajnë në këmbë marrëveshjen e tyre korruptive me lejet e ndërtimit. Ligji i ndryshuar në Korrik të vitit 2008 për ambientet sportive duket se po shkatërron ambientet sportive ngjitur me stadiumin Qemal Stafa. Tashmë marrëveshjet Berisha-Rama tregojnë qartë se para interesave të tyre mafioze nuk pyesin as për fushat e sportit as për ambientet e gjelbra apo të kulturës. Kryebashkiaku dhe kryesocialisti i politikës së re e ka shndërruar bashkinë e Tiranës sikur të jetë prona e Kristaq Ramës,  jo pronë e qytetarëve të saj. Politika e re e kryebashkiakut përkthehet politikë mafioze në kurriz të qytetarëve dhe jo shërbim në interes të tyre. Nëse vëmë re elementët që janë pajisur me leje ndërtimi ditën e diel do shikojmë se kryebashkiaku ka dhënë leje ndërtimi9 vetëm për miqtë e tij dhe të Sali Berishës. tre leje ndërtimi ka marrë vetëm Zamir Mane i cili siç e thamë më sipër ka suportin e Bodes, Olldashit, Frangajt dhe Ramës, ndërkohë që dy leje ndërtimi ka marrë familja Biçoku e cila është në konflikt të pastër interesi,pasi ka në KRRT dy pjesëtarë të saj, Artan Shkreli miku i ngushtë i Edi Ramës në bashkëpunim me anëtarin tjetër të KRRT kanë marrë dhjetë leje ndërtimi. Kjo listë lejesh ndërtimi nuk do të pasqyronte realitetin nëse do linim pa përmendur kunatin e Shaban Memisë, Artan Dulakun, Avenir Kikën, Bashkim Ulaj, Artan Ismailaga etj, të cilët duke shfrytëzuar aksesin e krijuar me Edi Ramën vazhdojnë të marrin leje ndërtimi preferenciale.  Miratimi i lejeve të dielën, ishte evidentimi i faktit që Tirana sot është shndërruar në pronë e karteleve të ndërtimit Berisha-Rama.  Ky kartel ka bllokuar mijëra leje ndërtimi me qëllimin e vetëm që në Tiranë të punojnë vetëm grupet klienteliste të Ramës dhe Berishës. Zhurma e bërë nga ministri Olldashi ishte veçse një tymnajë për të dezorientuar opinionin publik, por jo për të demaskuar problemin në fjalë. Dyfytyrësia politike e ministrave të Berishës nuk mbulon dot konfliktin e drejtpërdrejtë të interesave mafioze të lejeve të ndërtimit.  Dyshja Ben Biçoku- Marin Biçoku janë sot pjesë e interesave të ministrave Olldashi, Bode apo dhe kryeministrit Berisha, ndërkohë që miratimi i lejeve të dhëna në favor të miqve të Sali Berishës e implikon këtë të fundit në pazaret e tij të hapura me Edi Ramën.  Ilegaliteti i KRRT ditën e Diel, nuk mund të legalizohet as nëpërmjet deklaratave qesharake të papagallit të Bashkisë, Shalësi, i cili na deklaron se bashkia punon ditë e natë pa parë ditë pushimi. Në fakt, bashkia e Tiranës me deklaratën e Shalësit përkthehet se, Bashkia e Tiranës nuk ka pushim në grabitjet dhe aferat mafioze të kryetarit të saj. Miratimi i këtyre lejeve në Tiranë tregon qartë situatën e rënduar që ndodhet biznesi i ndërtimit nga situata monopol e krijuar nga karteli mafioz i ndërtimit i Edi Ramës. Tashmë ky kartel ka arritur të bllokojë biznesin e ndërtimit në Tiranë vetëm për të mbajtur të ngritura çmimet e ndërtimit në shifra stratosferike. Një metër katror banesë në zonat e qendrës ka shkuar në nivelet e 2mijë deri në tre mijë Euro metri katror, për arsye se janë bllokuar ndërtimet për interesat e firmave klienteliste që ndërtojnë në Tiranë. Përsa kohë prokuroria e Republikës do të vazhdojë të jetë palë me krimin ekonomik (siç ka mbyllur dhjetëra dosje të Bashkisë së Tiranës apo dhe krime të tjera ekonomike), Shqipëria do të shndërrohet në një qendër ku mbizotërojnë klane të tipit Zemun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›