Kriza ekonomike mbërthen vendin, bie kreditimi, rritet deficiti buxhetor

Guvernatori i Bankës publikon shifrat alarmante
Kriza ekonomike duket vazhdon të shtojë presionin e saj mbi ekonominë shqiptare pavarësisht optimizmit të qeverisë dhe të guvernatorit të Bankës Ardian Fullani. Ky i fundit pavarësisht toneve optimiste përsa i përket parametrave makroekonomike, në të vërtetë pasqyroi shifra alarmante dhe shqetësuese përsa i përket prekjes së vendit nga kriza ekonomike. Megjithëse viti që lamë pas ka qenë një nga vitet më të vështira për ekonominë shqiptare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë vazhdon të krenohet me mbajtjen në nivelin 1.9 përqind të inflacionit. Ndërkohë që sipas të dhënave të deklaruara po dje nga banka e Shqipërisë vihet re qartë rritja e borxhit publik, rënie të të ardhurave dhe thellimin e deficitit të llogarisë korrente. Gjithashtu sipas raportit të Bankës së Shqipërisë niveli i kreditimit ka shënuar një ulje të ndjeshme. Pavarësisht shifrave të bankës së Shqipërisë tashmë të gjithë shqiptarët e shikojnë kolapsin eko0nomik që ka mbërthyer vendin. Janë mbyllur dhjetëra mijëra vende pune, kanë rënë remitancat si dhe mungesa e fronteve të punës për shumë biznese është kthyer në një gangrenë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Raporti i Bankës së Shqipërisë thekson se sektori fiskal e mbylli vitin 2008 me një deficit buxhetor në nivelin 5.7 për qind të PBB-së, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me vitin 2007. Stimuli i lartë fiskal për vitin 2008 shkoi kryesisht për financimin e shpenzimeve kapitale, por ai ndikoi edhe në rritjen e importeve dhe të deficitit tregtar të vendit. Deficiti fiskal i vitit 2008 u reflektua në rritjen e borxhit publik në nivelin 55.6 për qind të PBB-së, duke kufizuar hapësirën për stimuj të tjerë fiskalë në të ardhmen. Ndërkohë, ecuria e treguesve fiskalë gjatë vitit 2009 ka ecur përgjithësisht sipas niveleve të planifikuara. Rritja e njëkohshme e shpenzimeve dhe e të ardhurave publike është shoqëruar më zgjerimin e deficitit buxhetor për këtë periudhë. Banka e Shqipërisë gjykon se ruajtja e deficitit buxhetor brenda niveleve të programuara gjatë gjithë harkun kohor të vitit 2009 do të përbënte një kontribut optimal të politikës fiskale në situatën aktuale. Ky kontribut do të materializohej në kontrollin e normave të interesit të letrave me vlerë të qeverisë dhe të kostos së shërbimit të borxhit publik, si dhe do të krijonte më shumë hapësirë për kreditimin e sektorit privat të ekonomisë. Në aspektin e balancave të jashtme makroekonomike, viti 2008 dëshmoi një thellim të dukshëm të deficitit të llogarisë korrente, si pasojë e rritjes së shpejtë të importeve dhe e rënies së remitancave gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit. Deficiti i llogarisë korente arriti rreth nivelit 14.9 për qind të PBB-së, krahasuar me nivelin 11 për qind të shënuar në vitin 2007. Të dhënat për tregtinë me jashtë në muajin janar 2009 tregojnë për një korrektim të kësaj tendence, duke shënuar ulje të importeve dhe përmirësim të deficitit tregtar. Banka e Shqipërisë e mirëpret një zhvillim të tillë dhe konsideron se rikthimi i deficitit të llogarisë korrente në terma më të qëndrueshme është një parakusht për një rritje ekonomike afatgjatë. Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të monitorojë ecurinë e këtij treguesi dhe të faktorizojë nevojën për qëndrueshmëri të deficitit të llogarisë korrente në formulimin e strategjisë afatgjatë të politikës monetare. Në muajin shkurt 2009, inflacioni vjetor rezultoi në nivelin 1.9 për qind, duke qenë mjaft afër kufirit të poshtëm të tolerancës së Bankës së Shqipërisë prej 2 për qind. Inflacioni vjetor ka vijuar tendencën rënëse të vërejtur që nga vera e vitit të kaluar, kryesisht si pasojë e rënies së inflacionit të grupit të ushqimeve dhe prirjes rënëse të çmimeve të mallrave kryesorë në tregjet ndërkombëtare. Goditjet e ofertës të pranishme gjatë pjesës më të madhe të vitit 2008 janë shuar, pa lënë efekte të dukshme të raundit të dytë në ekonominë shqiptare. Në këndvështrimin e presioneve inflacioniste, ambienti i përgjithshëm makroekonomik ka qenë i favorshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, si pasojë e politikave përgjithësisht të kujdesshme monetare dhe fiskale. Gjithashtu, pritjet inflacioniste kanë qenë dhe mbeten të stabilizuara. Duke e pastruar nga efektet e lëvizjes së kursit të këmbimit, rritja vjetore e portofolit të kredisë ka shënuar një ngadalësim të mëtejshëm në muajin janar, duke arritur vlerën 32 për qind. Ky ngadalësim reflekton shtrëngimin e kushteve të kreditimit nga bankat dhe riorientimin e aktivitetit të tyre kreditues drejt kredisë në lekë. Në terma vjetorë, kredia në lekë u rrit me 34 për qind, kurse ajo në valutë me 30 për qind. Gjithashtu, sjellja e bankave gjatë muajve të fundit ka dëshmuar për një rritje të interesimit të tyre për kreditimin e biznesit, ndërkohë që interesi i bankave për kreditimin e individëve apo huave hipotekare paraqitet në rënie. Portofoli i kredisë për biznese, në terma vjetorë, është rritur me të njëjtin ritëm si edhe një muaj më parë (35 për qind), ndërkohë që portofoli i kredisë për individë ka pasqyruar frenim të mëtejshëm të normës së rritjes në 26.1 për qind.