E Diel, 1 Nëntor 2026

Frike per euron. Do te ngrihet Fondi i Stabiliteti Europian

Vendet e euro-zonës mbeten të angazhuara për të parandaluar përhapjen e krizës së borxheve në vendet e tjera e njëkohësisht t’i vijnë në ndihmë Greqisë. Ka qenë ky impenjimi i ministrave të financave të eurozonës që u shprehën "me vendosmëri absolute,"në favor të mbrojtjes  së stabilitetit të të gjithë zonës . Në një deklaratë të përbashkët të ministrave të euro zonës, të publikuar pas konsultimeve të tyre gati nëntëorëshe në Bruksel bëhej e ditur se për Greqinë parashikohëshin kushte më të buta për kreditë.

Kështu, ndihmat financiare duhet të jenë më të gjata në kohë dhe me  interesa më të ulëta se sa ishte akorduar më parë.

Një paketë e dytë shpëtimi për Athinën ende nuk është vendosur, por sipas kreut  të grupit të euros Jean-Claude Juncker do të vendoset së shpejti.  Ekonomistë të njohur thonë se nëse fat të ngjashëm me Greqinë do të kishin dhe Italia apo Spanja  atëherë kjo do të shënonte fundin e monedhës së përbashkët. Përsa i përket spekulimeve se kriza e borxhit ka dalë jashtë kontrollit në eurozonë  përgjigjen e dha komisioneri europian  për çështjet ekonomike, Olli Rehn.

“Jemi duke përforcuar përgjigjen tonë të përbashkët ndaj krizës me masat që kemi propozuar përfshirë këtu dhe vendimin mbi rritjen e fleksibilitetit  e ngritjes së Fondit të Stabilitetit Europian”- tha Rehn.

Ekonomistë të njohur thonë se rritja e kapacitetit  të huadhënies së Fondit mund të mos maftojë për eurozonën si masë për të shmangur krizën dhe në ekonomi të tjera të rëndësishme të unionit. Pavarësisht se autoritetet  tentojnë të hedhin poshtë zërat se dhe ekonomia e trete e zonës euro përballet me rrezik të qënësishëm, ajo që shqetëson më shumë tregjet është  pa dyshim natyra gjithnje e më e paparashikueshme e kësaj krize borxhi që vështirë se mund të thuhet kur do të mbarojë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›