E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës, së shpejti 5 kopshte dhe 6 çerdhe të reja



Politikat sociale nga ana e Bashkisë së Tiranës nuk do të mungojnë as gjatë muajve të verës. Ky ishte premtimi që kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama bëri gjatë një takimi me edukatorët e çerdheve dhe të kopshteve publike në Tiranë. Rama u shpreh se për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të Tiranës të cilët punojnë edhe gjatë verës janë marrë masa që gjatë këtyre muajve çerdhet të rinë hapur. Ndërtimi i 5 kopshteve dhe 6 çerdheve të reja publike ishte një tjetër projekt i nisur nga bashkia e Tiranës. Në këtë takim Rama apeloi kundër politikës qeverisëse në sektorin e privatizimeve. Sipas Ramës privatizimi dhe kompensimi i disa pronave të cilat mund të shërbejnë për ndërtimin e kopshteve, çerdheve por edhe hapësirave të tjera si kënde lojërash etj ul mundësinë për të ofruar shërbime publike.“Është mundësia edhe për më shumë se kaq, për të tjera hapësira. Ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë kërkesa insistive që të na jepen këto terrene në dispozicion dhe ndeshemi në mënyrë të vazhdueshme me politikën e privatizimeve dhe tjetërsimeve të pronave publike” tha Rama. Për fëmijët me aftësi të kufizuara apo ata që i kanë prindërit e divorcuar shërbimi në kopshtet dhe çerdhet publike është falas ndërsa familjet që kanë dy ose më shumë fëmijë në kopshte paguajnë 50 % më pak.

19 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›