Eksportet drejt Kosovës, produktet bujqësore në vend të parë
Në tërësinë e mallrave që eksportohen drejt Kosovës por dhe vendeve të tjera, peshën kryesore e zënë produktet bujqësore me rreth 20 kamionë në ditë. Shoferët tregojnë se, prodhimet e stinës së Shqipërisë janë shumë të kërkuara në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Më pas vjen eksporti i hekurit dhe çimentos, ku porositësi më i madh është “Bechtel”, që po ndërton autostradën nga Morini drejt Prishtinës. Një vend të rëndësishëm në eksportet drejt Kosovës zënë karburantet, industria ushqimore etj., ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga mallra që vijnë nga Italia dhe vende të tjera evropiane. Drejtuesit e kamionëve që transportojnë kontejnerë të porositur, thonë se më herët kalonin nga Greqia dhe Maqedonia për të mbërritur në destinacion. Autobusët me pasagjerë tregojnë vetëm numrin e personave në sportelin e doganës dhe një grup specialistësh bën një kontroll të shpejtë të bagazheve dhe çdo gjë kryhet mjaft shpejt. Përveç autobusëve të Kosovës, në Morin hyjnë edhe autobusë nga Maqedonia, ku pushuesit shfrytëzojnë rrugën më të shkurtër drejt detit të Shqipërisë.
Qeveria shqiptare pajton studio ligjore për fondet e huaja
Qeveria shqiptare ka pajtuar një studio ligjore amerikane, për kryerjen e shërbimeve të kërkimit në fushën ligjore dhe të avokatisë, të cilat do të shërbejnë për thithjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj, për investimet e huaja direkte në fushën ekonomike, si dhe shërbime të tjera. “Patton Boggs” është një nga firmat më të njohura në Washington, ndërsa shefi i ekipit të Shqipërisë në “Patton Boggs” do të jetë ambasadori Frank Wisner, një nga diplomatët më të spikatur të Departamentit të Shtetit Amerikan tashmë i tërhequr nga shërbimi aktiv. Wisner ka qenë edhe negociatori për SHBA-në i statusit të Kosovës. Kontrata e qeverisë shqiptare parashikon një pagesë mujore prej 5.5 milionë lekë të reja.
“Patton Boggs” është themeluar në vitin 1962. Që prej 40 vjetësh kjo studio ligjore punon ngushtë me Kongresin dhe administratën e SHBA-së, si dhe me dy partitë kryesore amerikane.
Gjirokastër, çelet Zyra e Informacionit Turistik
Që prej kësaj të premte turistët vendas apo të huaj do të mund të marrin informacione për Gjirokastrën në Zyrën e Informacionit Turistik. E ndodhur në qendrën e qytetit të Gjirokastrës, kjo zyrë do të ofrojë informacione rreth aktiviteteve turistike, duke krijuar lehtësi për çdo vizitor, veçanërisht për ata të cilët nuk e njohin zonën. Kjo zyrë është financuar nga qeveria spanjolle përmes fondit spanjoll për arritjen e objektivëve të mijëvjeçarit, program i përbashkët i cili ka për qëllim të rrisë zhvillimin social dhe ekonomik të vendit përmes kulturës së pasur dhe trashëgimisë. Ambasadori spanjoll Montobio, i pranishëm në inaugurim, shprehu bindjen se promovimi i kulturës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore përbën një element thelbësor dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi zhvillimin.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 16.07.2010
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.45%
12M 12-mujor 6.93%
6M 6-mujor 6.05%
3M 3-mujor 5.37%
1M 1-mujor 5.13%
1Ë njëjavor 4.93%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.65%
1Ë njëjavor 6.36%
o/n njëditor 6.18%
12M 12-mujor 8.79%
6M 6-mujor 7.82%
3M 3-mujor 7.01%
19 Korrik 2010