E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krajanov: Ambasada e Kosovës në Shkup në fillim të 2010

SHKUP- Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov deklaroi se më së voni në muajin shkurt Kosova do të hap ambasadën në Maqedoni. Sipas Karajanovit, mbi 200 kandidatë kanë shprehur interesimin për të tu bërë ambasadorë në Maqedoni. “Kosova është partneri i tretë tregtar i Maqedonisë dhe është në interes të ndërsjellë bashkëpunimi në fushën e sigurisë, të drejtësisë dhe në sfera të tjera”, i tha Televizionit A1 ambasadori Krajanov “Është shpallur konkursi në të cilin kandidatët e paraqitur do të vlerësohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria”, deklaroi diplomati maqedonas. Ai tha se Kosova është partneri i tretë i Maqedonisë dhe se bashkëpunimi në fushën e sigurisë, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, si dhe në të gjitha sferat tjera është në interes të të dy vendeve. “Kosova është partneri i tretë tregtar i Maqedonisë dhe është në interes të ndërsjellë bashkëpunimi në fushën e sigurisë, të drejtësisë dhe në sfera të tjera”, i tha Krajanov. Sipas tij, gjatë vitit të ardhshëm pritet realizimi i më shumë vizitave zyrtare mes dy vendeve si thellimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat e jetës. Kosova dhe Maqedonia i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike në muajin tetor, menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›