Bashkia ende pa projektbuxhetin e vitit 2011
10/03/2011 Sipas zërave, kjo është taktikë për të marrë kartonët në çastet e fundit
DURRES- Bashkia e Durrësit ende nuk ka bërë gati projekt-buxhetin për vitin 2011 duke shtyrë javë pas jave mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ndonëse po kalon edhe gjysma e muajit mars, qeverisja vendore në Durrës dhe departamentet e bashkisë nuk kanë mundur të përfundojnë projektin për ta paraqitur në këshill. Bashkia është shfajësuar duke thënë se po pret vetëm mbledhjen e këshillit apo saktësisht thirrjen e këtij këshilli, ndërkohë që realisht materiali nuk është përfunduar.
Shtyrja
Kreu i bashkisë synon ta shtyjë diskutimin e projektbuxhetit deri në limitet e fundit për të qenë kësisoj më i sigurt në marrjen e shumicës së kartonëve. Një taktikë e tillë ka disa vite që përdoret nga hartuesit e projektbuxhetit duke provokuar dhe ngjallur debate të forta deri edhe të ashpra ndër këshilltarë të majtë e të djathtë. Aktualisht Këshilli i Bashkisë së Durrësit ka shumicë të djathtë që nga koha që votat e këshilltarëve të LSI-së iu hoqën PS-së duke e lënë këtë të fundit në pakicë. Debatet kanë qenë të forta ngase palët kanë ndarë mendime të ndryshme kryesisht për destinacionin e parave të pakushtëzuara dhe listën e projekteve të afruara për financime. Buxheti i vitit 2010 është miratuar vetëm në limitet e fundit duke detyruar këshilltarët të lëshojnë për të mos krijuar situatë kolapsi. Një format i tillë tashmë dihet më së miri nga administrata e Bashkisë, e cila është e bindur se nuk ka shumicën e kartonëve në këshill për ta votuar verbërisht projektbuxhetin. Në bashki është thënë se gjithçka është gati dhe se projektbuxheti do të paraqitet shumë shpejt. Nga ana tjetër drejtuesi i këshillit, kryetari Zamir Ramadani ka bërë të qartë se administrata e bashkisë dhe kryetari i kësaj njësive të qeverisjes vendore është vënë në dijeni për vonesat e qëllimta. Afrimi i zgjedhjeve lokale ka ndikuar në të dy kampet të mbajnë qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje. Bashkia me mandat socialist ka interes ta dërgojë projektin deri në pikun e afatit për ta ngecur çdo kundërshti në kampin e djathtë. Ndërkohë këshilltarët e së djathtës dhe aleatët e tyre përpiqen të lëshojnë në këtë drejtim për të mos u akuzuar si bllokues në çastet finale. Thuajse e njëjtë është klima edhe në Këshillin e Rregullimit të Territorit. Edhe këtu bashkia dhe të majtët nuk kanë shumicën ndaj kanë bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur një rrugë të mesme apo edhe me konflikte. Disa vendime të bashkisë kanë kaluar në sirtarët e institucionit të prefektit pas kundërshtive të këshilltarëve të djathtë dhe mbështetësve të tyre. Ndërkohë edhe bashkia ka lëvizur në këtë drejtim, por me më pak dosje. Një e tillë ka qenë denoncimi vendimit të KRRT-së për portin e ri të peshkimit, por që gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm vendimet e KRRT, duke mos i dhënë bashkisë të drejtë ngase ajo nuk ka mundur të afrojë argumente e prova. Në vitin e shkuar janë planifikuar vetëm në infrastrukturë 1. 219. 669. 760 lekë prej të cilave më shumë se 959 milionë në vitin 2010 kurse shuma e mbetur në lotet e dyta, në vijimësi të zbatimit të projekteve në vitin 2011. Pikërisht investimet në rikonstruksion të rrugëve, kanalizime, lulishte, kuartalle, ndriçim, pastrim etj janë edhe çështjet më të debatuara në këshill. Ato marrin pjesën më të madhe të fondeve të bashkisë nga arka e buxhetit të pavarur.