Bashkia garanton hipotekimin e pallateve brenda 2012-es
Bashkia e Tiranës garanton hipotekimin e pallateve, të cilat nuk kanë çertifikatën e pronësisë, brenda vitit 2012. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha shprehu angazhimin e tij për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, edhe në rast se do të duheshin ndryshime ligjore. Sipas tij, nga zgjidhja e këtij problemi, pritet të çlirohen qindra milionë euro kapital.
“Hipotekimi do të fusë në treg 700 mln euro kapital. Asnjë objekt me leje të bashkisë nuk do jetë pa hipotekë. Ky proces do përfundojë brenda 2012-s, edhe sikur të kërkojmë ndryshime ligjore”, tha ai.
Kryebashkiaku Basha u ndal edhe tek çështja e planit urbanistik. Ai bëri të ditur, se në 9 mars do të mbërrijnë ne kryeqyte arkitektë ndërkombëtarë ,që do të paraqesin prrojektet e tyre mbi planin e ri.
“Plani i ri urbanistik do të ridimensionojë fizionominë e qytetit. 7 arkitektë të huaj do të paraqesin projektet e tyre për këtë plan më 9 mars”, tha Basha më tej.
Përfaqësuesit e bizneseve, ndërsa vlerësuan punën e bërë në këto muajt e fundit nga bashkia, parashtruan disa kërkesa që lidhen me përmirësmin e shërbimeve e produkteve, që ata ofrojnë.
Sipas kryetarit të Shoqatës se prodhuesve te bukes, do të ishte e volitshme që të standardizohet pasha e bukës.
Këto deklarata u bënë gjatë takimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me bizneset e shoqatës së Biznes Albania.