Telenovelat mberthejne pas ekranit grate shqiptare
Kthehen në zaptuese të telekomandës deri sa episodit të radhës t’i vijë fundi.
Jo vetëm orëve të pasdites, por shpesh edhe gjatë atyre të paradites telenovelat mbajnë të mbërthyera pas ekranit shumicën e grave shqiptare. Dikush i sheh për fabulen, dikush tjetër për aktorët, por ka dhe nga ato që telenovelat i shërbejnë si mjet për të vrarë kohën.
Cilado qoftë arsyeja shumë zonja janë gati të sakrifikojne diçka tjetër vetëm mos të humbasin telenovelën e preferuar
Telenovelat sipas sociologëve janë kthyer në një droge të re për shoqërine tonë. Hisoritë dhe personazhet, sipas tyre krijojnë modele që shpesh e shkëpusin individin nga realiteti duke e bërë atë të paaftë për të përballuar situata të caktuara e rrjedhimisht rritur stresin.
Ndërkohë që një pjesë e madhe prej tyre edukojnë keq dhe shpërndajnë moral fals
Pavarësisht kësaj telenovelat janë kthyer në mani, jo vetëm për gratë, të cilat kalojnë një pjesë të rëndësishme të ditës së tyre në shtëpi, por edhe për shumë burra, të cilët megjithëse më pak e pranojnë skenarët e tyre shpesh i mbajnë të fiksuar përpara ekranit