Kryeministri Berisha pret kreun e komunës së Tetovës
TIRANË- Kryeministri Berisha priti dje në një takim kreun e komunës së Tetovës Sadi Bexheti, ku kanë diskutuar për potencialet që ofron Tetova për bashkëpunim jo vetëm me Tiranën, por dhe komuna e Bashki të tjera të vendit.
Kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti njohu Kryeministrin Berisha me projektet që ai ka për zhvillimin e Tetovës vecanërisht në projektet e zhvillimit të turizmit dimëror. U diskutua dhe për nxitjen e investimeve, bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe aktivitetet e përbashkëta për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë si festë të gjithë Shqiptarëve.
(el.me/news24/BalkanWeb)