E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, gjelbërim edhe për “Perlat Rexhepi”

 

Gjelbërohet rruga “Perlat Rexhepi. (Banka Kombëtare e Greqisë NBG) bëhet në mënyrë vullnetare, pjesë e nismës “Një qytetar - një pemë”, përmes mbjelljes së 50 pemëve në këtë segment. Kryebashkiaku Rama, i pranishëm në aktivitet, përsëriti edhe njëherë thirrjen e tij, drejtuar iu sipërmarrjeve në kryeqytet për t’iu bashkuar kësaj nisme. “Të gjitha bankat e kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht apelit tonë për t’u bërë pjesë e nismës “Një qytetar-një pemë” dhe sot ky apel gjen mishërimin e vet, në mbjelljen e një grupi tjetër pemësh, në një rrugë tjetër të kryeqytetit. Tani, ne do të hyjmë në një fazë tjetër, që është mbjellja e pemëve brenda blloqeve të banimit dhe kjo është një fazë e re që kërkon një pjesëmarrje edhe më të madhe”, tha Rama. Ai nënvizoi se janë të shumta përgjigjet pozitive nga sipërmarrësit, por nevojat janë akoma më të mëdha. “Një qytetar – një pemë” ka si synim të nxisë bashkëpunimin dhe kontributin e komunitetit, shoqatave jo fitimprurëse, agjencive të ndryshme, bizneseve të mëdha dhe të vogla, kompanive private dhe shoqërive, në përmirësimin e cilësisë së mjedisit në kryeqytet. Nismës “Një qytetar - një pemë” i janë bashkuar deri më tani mjaft subjekte, të cilët përmes aksionit të mbjelljes së pemëve, synojnë të japin ndihmesën e tyre në pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe për krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm, në funksion të rritjes së cilësisë së jetës në komunitet. Po ashtu, kjo nismë synon gjithashtu të ndikojë pozitivisht në rritjen e vlerave të komunitetit e rivitalizimin e tyre, duke nxitur njëkohësisht ndjeshmërinë dhe pjesëmarrjen qytetare në këto nisma. Çdo qytetar i Tiranës mund të japë kontributin e tij, duke u bërë kështu pjesë e kësaj iniciative, e cila është një thirrje për veprim, është më shumë se të mbjellësh një pemë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›