E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP,kthehet në qendër kërkimore

 

Instituti i Shëndetit Publik do të kthehet në Qendër e Kërkimit Shkencor, qendër universitare e trajnimit dhe e informacionit në shëndet publik. Këtë përcakton projektligji i ri “Për shëndetin Publik”, i cili pritet të miratohet shumë shpejt. Qëllimi i tij  është mbrojtja e shëndetit dhe promovimi i jetesës së shëndetshme të popullatës, përmes veprimeve të organizuara. Në të përcaktohen parimet, funksionet dhe shërbimet e shëndetit publik, si dhe përgjegjësinë për realizimin e tyre. Shërbimet bazë të shëndetit publik të garantuara nga shteti, janë promovimi i shëndetit, edukimi shëndetësor, parandalimi i sëmundjeve, siguria ushqimore, shëndeti në punë, ai mjedisor, riprodhues, mendor. Vëzhgimi epidemiologjik i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet, identifikimi dhe komunikimi i risqeve që lidhen me të janë një tjetër objekt i projektligjit të ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›