E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni pas divorcit var veten 35-vjeçarja në Tiranë

 

TIRANE - Depresioni i shkaktuar nga ndarja me bashkëshortin pesë vite më parë, por më tepër ndarja nga tre fëmijët, dyshohet se ka  qenë shkaku i vetëvarjes së një 35-vjeçareje në kryeqytet. Xhuljeta Allushi është gjetur e varur në shtëpinë ku ajo jetonte prej disa vitesh, pranë Ministrisë së Arsimit, në rrugën "Mihal Duri" në kryeqytet. Duke qenë se Allushi jetonte vetëm, trupi i saj është gjetur në orën 16:00 të pasdites, të shtunën, por policia mendon se ajo i ka dhënë fund jetës disa orë më parë. Kanë qenë fqinjët e 35-vjeçares që kanë njoftuar policinë, pasi të shqetësuar për atë kishin kontrolluar banesën dhe e kanë gjetur pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë nisur hetimet. Aty kanë mbërritur dhe ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët kanë arritur në përfundimin se, 35-vjeçarja Xhuljeta Allushi ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë shkaktuar nga litari i lidhur rreth qafës. Allushi ishte nënë e tre fëmijëve, por ata jetonin me babanë disa kilometra më poshtë, në Laprakë. Si shkak të parë të këtij vetëflijimi, policia dyshon se është sëmundja mendore prej të cilës vuante ajo. Ndërkohë që kanë nisur hetimet dhe janë marrë në pyetje dhe të afërmit e saj, pasi ajo nuk kishte njeri tjetër në shtëpi. Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, konfirmuan se vdekja e 35-vjeçares Xhuljeta Allushi, ka ardhur si një përpjekje e përsëritur për t'u vetëflijuar. Sipas dëshmive të familjarëve të saj, ajo vuante nga sëmundje mendore dhe kishte tentuar dhe disa herë të tjera të vetëvritej. Megjithatë, ajo kishte lënë amanet për fëmijën që kishte sjellë në jetë. Xhuljeta i kishte lënë një letër vëllait. Në këtë letër, gruaja e vetëvarur, pak para se të kryente aktin e vdekjes, kishte shkruar për vëllanë e saj, që ai të kujdesej për fëmijën e saj pasi vetë kishte vendosur të mos jetonte më, pohuan burimet hetimore. Ndërkohë policia ka sekuestruar letrën e fundit që ka shkruar, si dhe kabllon, me të cilin ajo është vetëvarur. Të njëjtat burime bënë të ditur se pritet të merret në pyetje edhe ish-bashkëshorti i Xhuljeta Allushit, i cili do të pyetet nëse e ka takuar 35-vjeçaren ditët e fundit para se të vetëflijohej dhe nëse kishte dijeni për veprimin që ajo do të kryente. 

Letra që 35-vjeçarja i la të vëllait

Edhe pse vuante prej disa vitesh nga sëmundje mendore, edhe pse e kishte ndarë mendjen që do t'i jepte fund jetës, Xhuljeta Allushi përsëri nuk ka harruar 3 fëmijët e saj, që jetojnë me ish-bashkëshortin. Para se të varte veten ajo ka shkruar një letër që ia ka lënë të vëllait. "I dashur vëlla, amanet fëmijët. Mos i lër që të marrin rrugë të gabuar, sepse unë kam vendosur t'i jap fund jetës dhe dua që të kujdesesh ti për ta". Ky ka qenë një pjesë nga teksti i letrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›