Bashkia hedh në gjyq tre ndërmarrje debitore
09/02/2005 BERAT- Janë tre ndërrmarje “SH.A Tekstil”, “DH. Ponjë” si dhe “Iris”, të cilat do të përballen në gjyq me Bashkinë e Beratit për mospagimin e mos shlyerjes të taksës të pasurisë, të taksës vendore dhe biznesit si dhe të pagesës të reklamës të vendosur në territorin e bashkisë.
Drejtori i taksave dhe tregjeve, Piro Ziu, tha se, ”jemi në procesin e ekspertëve në gjyqin që bashkia ka nisur me ndërmarrjen SH.A.Tekstil dhe i kërkon shumën e 137 milionë lekëve (të vjetra), shumë të cilën kjo ndërmarrje duhet t’i paguajë bashkisë për taksat e papaguara. Po kështu bashkia ka regjistruar 32 reklamat e vendosura në teritorin e qytetit dhe se dy prej tyre nuk kanë paguar taksën përkatëse. Për këtë neglizhencë, bashkia, pas disa paralajmërimeve dhe thirrjeve për të paguar taksën, ka depozituar kërkesën për gjyq edhe për dy firmat e tjera.
“Në të tre rastet, bashkia nuk do të tolerojë në seancat gjyqësore”, tha drejtori i tatim-taksave, Ziu.