E Hënë, 2 Nëntor 2026

Demokratët bojkotojnë votimin e buxhetit 2005

09/02/2005  Bashkia parashikon stimin e investimeve

FIER - Këshilli bashkiak Fier ka miratuar dje, pas shumë diskutimeve, buxhetin për vitin 2005, i cili konsiderohet si një nga vendimet më të rëndësishme të tij përgjatë një viti. Por, ashtu siç u pa edhe një ditë më parë në takimin me komisionin përkatës, këshilltarët demokratë lanë sallën e mbledhjeve

pikërisht në momentin e votimit të tij.

Megjithë mungesën e këshilltarëve të opozitës, me shumicë votash buxheti për këtë vit është miratuar nga këshilltarët socialistë dhe partive të tjera të majta.

Për këtë vit, pritet që Bashkia Fier të vjelë rreth 341 milionë lekë (të reja) të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Prej tyre, rreth 122 milionë lekë (të reja) do të përdoren për investimet. Do të realizohen 14 objekte me një vlerë prej gati 100 milionë lekë (të reja) kryesisht rikonstruksioni i 4 rrugëve, një ujësjellës dhe dy kanalizme të ujërave të zeza. Ndërsa me fondet e Ministrisë së Rregullim Territorit do të ndërtohen dy objekte shumë të rëndësishme, si rruga "Skënderbeu" me vlerë 83 milionë lekë (të reja) dhe zgjerimi i "Urës së Sheqit". Me fondet e bashkisë, në buxhetin e këtij viti parashikohet të investohen 17.8 milionë lekë për blerje makinerish dhe pajisje të ndryshme; 2 milionë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe 120 milionë lekë (të vjetra) për mirëmbajtjen e trotuareve. Gjithashtu në buxhet është parashikuar që të ndërhyhet në lagjet e brendshme të qytetit me projekte të gatshme, të cilat synojnë ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbra me shumë 2.6 milionë lekë. Irena Mërtiri

341 milionë lekë

do të vilen nga taksat dhe tarifat vendore

122 milionë lekë

do të përdoren për investimet

14 objekte

do të përfitojnë investime

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›