E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ozonoterapia, metodë e rëndësishme alternative për kurimin e sëmundjeve

09/02/2005  Në Shqipëri është duke u përdorur për herë të parë ozonoterapia, e cila përbën një nga metodat efikase për kurimin kryesisht të infeksioneve të ndryshme bakteriale, mykotikë dhe virusale, sipas eksperiencës së disa klinikave në Kanada, USA, Gjermani, e vende të tjera. Kjo metodë, së pari, po aplikohet në klinikën mjekësore “Tuttestetica”, e cila ndodhet në rrugën “Nikolla Tupe” Nr.27, në Tiranë.

Siç dihet, ozoni është një molekulë oksigjeni tre valent, e shprehur kimikisht O3. Në kushte natyrore në atmosferë në një lartësi 20-30 km, radiacioni ultraviolet i fortë i diellit në një spektër 185-200 nanometër gjatësi vale, bombardon oksigjenin dhe kthen një sasi të tij në OZON. Ky i krijuar në këtë mënyrë, vendoset në një shtresë të hollë në atmosferë, duke bllokuar kështu një pjesë të rrezatimit ultraviolet të arrijë sipërfaqen e tokës. Siç dihet, rrezatimi ultravjollcë është shkaktari kryesor, por dhe vepruesi kryesor i nxirjes në plazhe nga rrezet e diellit.

Historiku i ozonit fillon nga viti 1840 me zbulimin e Schonbeint dhe ka pasur që në ditët tona për punimin teorik të veprimit të tij në organizmin e njeriut. Në këtë drejtim shquhet shkencëtari i famshëm gjerman, Otto Varburg, dy herë i laureuar me çmimin Nobel në mjekësi, në vitin 1931. Në çështje të teknologjisë të aparateve që prodhojnë ozon, shquhet shkencëtari i famshëm i teknikës, Nikola Tesla në Shtetet e Bashkuara, ku më 1920, shpiku pastruesin e parë të ajrit me ozon me të ashtuquajturin plazmë të ftohtë. Në bazë të këtij principi prodhohen edhe sot aparatet e ozonit. Më 1987, dr.Siegfried Rilling dhe Renate Viebahn, bashkëpunuan në publikimin e tekstit me titull “Përdorimi i ozonit në mjekësi”, që konsiderohet dhe sot një lëndë standarde mjekësore në aplikimin e ozonit. Sot, ozonoterapia përdoret në shumë vende të botës me në krye Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Rusinë, Kubën etj. Në Shqipëri janë bërë hapat e para të këtij trajtimi dhe unë nga eksperienca për aq sa kam parë jashtë shtetit, them se kjo terapi mund të shpëtojë shumë të sëmurë nga sëmundje të ndryshme. Dhe për këtë, duke biseduar me dy shokë kolegë, u informova se ishte një bazë teknike e përdorimit të ozonoterapisë. Kjo më gëzoi pa masë, në veçanti, kur mësova që ishin arritur edhe rezultatet e para të pritshme. Këtu shkurtimisht po përmend si vepron ozoni në organizmin e njeriut.

Së pari, ozoni inaktivizon bakteriet, viruset, infeksionet mykotike dhe parazitet e ndryshëm, duke shkatërruar integritetin e mureve bakteriale, virusale dhe mykotike. Ozoni përdoret për të gjitha llojet e infeksioneve, ku mjekimi me antibiotikë nuk është efikas në sajë të rezistencës ndaj tyre. Ndërmjet rasteve po përmend një mikun tim jashtë shtetit, i cili kishte një infeksion urinar nga një mikrob rezistent ndaj antibiotikëve që quhet pseudomonas, për të cilin u deshën 15 vjet pas një kure jo efektive të stabilizohet me ujë ozoni. Ose një rast me bronkit kronik me pengesë në frymëmarrje, që në një mënyrë spektakolare u rehabilitua me një ozonoterapi me anë të futjes së gjakut të vet të ozonizuar në një qese plastike. Por ka dhe shumë raste të tjera që nuk ka nevojë t’i përmend këtu.

Veprimi i dytë i ozonit është përmirësimi dhe rritja e qarkullimit të gjakut. Kështu në sëmundjet e qarkullimit të gjakut, grumbullimi i rruazave të kuqe të gjakut, kryesisht në moshat e treta, ku gjaku është më i mpiksur, pengon dhe vështirëson rrjedhjen e gjakut nëpërmjet enëve të vogla, që quhen kapilare, kështu që ulet sasia e përdorimit të oksigjenit që furnizon indet e trupit. Ozoni pakëson këtë grumbullim të rruazave të kuqe, duke shtuar fleksibilitetin e tyre bashkë me rritjen e furnizimit të indeve me oksigjen. Rritja e oksigjenizimit të indeve ul dhe viskozitetin e gjakut, që është dhe një ndër shkaktaret kryesore të shfaqjes të trombozave kryesisht në mosha të mëdha. Përveç kësaj, ozoni oksidon pllaka aterosklerotike, duke mbrojtur dhe liruar nga mbyllja e tyre që është shkaktari kryesor i trombozave.

Së treti, ozoni stimulon fermentet që shtojnë oksigjenizimin e indeve. Nëpërmjet formimit të quajturave perokside, shkatërron pllakat aterosklerotike duke përmirësuar dukshëm qarkullimin e gjakut në inde.

Këtu dëshiroj të përmend një person 60-vjeçar që pati një trombozë cerebrale dhe u përmirësua në mënyrë spektakolare brenda dy javëve me ozonoterapi me gjak në vena.

Së katërti, shkatërrimi i tumoreve malinje. Ozoni bllokon metabolizmin e tumoreve të ndryshëm. Kjo ndodh për arsye se ozoni oksidon shtresën lipidike të jashtme të qelizave kanceroze, duke i shkatërruar këto të fundit. Ky është një nga studimet kryesore i kryer nga Otto Varburg. Kjo është vërtetuar në një numër të madh eksperimentesh klinike, ku të sëmurë kancerozë kanë patur një përmirësim të dukshëm klinik në 50% të rasteve.

Së pesti, ozoni aktivizon sistemin imunitar, kjo në sajë të shtimit të prodhimit të interferonit dhe të substancave antitumorale si, tumor nekrozis faktor dhe interleukina 2. Siç dihet, sistemi imun, luan rol të rëndësishëm në gravitetin e sëmundjes.

Duke rikapitulluar aq sa thamë shkurtimisht më lart, sot ozoni përdoret në kurimin e këtyre sëmundjeve:

1.Ozoni largon bakteriet patogjene dhe virusale nga gjaku në të njëjtën mënyrë që pastron ujin e pijshëm. Pra, lufton shumë infeksione, qoftë akute dhe qoftë kronike.

2.Mundësia që të infektohesh me hepatit, virusin e SIDA-s, sifilizin ose sëmundjet e tjera infeksioze nëpërmjet transfuzionit e gjakut, mund të eliminohen nga përdorimi i ozonit.

3.Ozoni është efektiv në sëmundjet kardiovaskulare (të zemrës dhe të enëve të gjakut) si dhe sëmundjet cerebovaskulare (të enëve të gjakut të trurit) arterioskleroze dhe kolesterol të rritur, se me shpejtësi rivendos qarkullimin e gjakut, lehtëson fenomenet e angina pektoris në zemër (dhimbje shtrënguese prapa gjoksit) dhe përmirëson dukshëm funksionin e trurit.

4.Me ozonoterapi, kryesisht në vena, mund të eliminohen disa forma tumorale si lymfoma dhe leuçemia, siç e ka treguar praktika e klinikave të terapisë me ozon.

5.Ozoni është shumë me efekt në të gjitha format e arthritit reumatoid dhe sëmundjet e kollagenit si lupus, etj.

6.Ozoni është shumë efikas për të gjithë tipat e alergjive.

7.Ozoni është me shumë efikasitet në sëmundjet vaskulare periferike (sidomos të qarkullimit të gjakut në këmbë).

8.Ozoni përmirëson disa raste të sklerozës multiplekse si dhe disa sëmundje neurologjike të tjera, kryesisht nëpërmjet masazhit me vaj ozoni.

9.Përdorimi i jashtëm i ozonit është shumë efikas në djegiet, ulçerat e ndryshme, kryesisht të infektuar, ekzemat, sëmundjet mykotike, etj.

10.Futja e ozonit nëpërmjet zorrës së trashë dhe nëpërmjet vaginës, është mjaft efektive ndaj infeksioneve të ndryshme të zorrës së trashë, të fshikëzës së urinës dhe të infeksioneve të ndryshme gjinekologjike.

11.Herpes, (zjarri i natës) hepatit, mononukleoza etj., janë trajtuar me sukses me ozon.

12.Aplikimi i ozonit është praktikisht pa dhimbje, nuk ka fenomene anësore ose reaksione dhe nuk është shumë i kushtueshëm, si për mjekët ashtu edhe për pacientët.

13. Që nga viti 1988, 17 vende kanë lejuar terapinë me ozon. Në një studim në Gjermani, në 12 milionë mjekime, vetëm 40 persona patën efekte anësore të parëndësishme.

14. Një ndër metodat më efikase të ozonoterapisë, është futja e ozonit nëpërmjet gjakut të vetë personit që bëhet shumë thjesht.

Duke parë rëndësinë e madhe të ozonoterapisë në kurimin e sëmundjeve për t’ju ardhur në ndihmë të sëmurëve, duhet të ketë një përdorim të gjerë në Shqipëri dhe ne besojmë se, kjo do të ndodhë shpejt, sa më mirë të kuptohet, jo vetëm nga pacientët, por edhe nga vetë mjekët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›