“Nuk paguajmë dy herë për të njëjtën siëprfaqe toke”

09/02/2005 Banorët e zonave informale, kundërshtojnë legalizimin
BERAT - Një pjesë e banorëve të banesave dhe lokaleve që duhen legalizuar, nuk pranojnë të paguajnë për së dyti tokën. Banorët këmbëngulin se e kanë paguar një herë tokën, kur e kanë blerë për të ndërtuar shtëpi dhe se ligji i nxjerrë për legalizimin e banesave të tyre është një “rrjepje”, pasi ata nuk kanë as mundësi e as kanë ndërmend që ta paguajnë.
Një pjesë e atyre që kanë ndërtuar në hapësirat boshe midis lagjeve, kanë thënë dje se kur kanë zbritur nga zonat rurale apo dhe janë zgjeruar vetë banorët e qytetit trojet i kanë blerë nga persona që në ato momente, ndoshta i kanë zaptuar, por që posedonin dokumente ligjore, madje edhe të noterizuara.
Sot bashkia e qytetit të Beratit numëron rreth 780 shtëpi dhe lokale të tilla.
Ndërtimet
Lagjet ku shtrihen ndërtimet pa leje që presin të legalizohen janë përhapur gjatë viteve të fundit si “tentakula”, duke u bashkuar me lagje të tjera. Aktualisht, për shkak të ndërtimeve pa leje në Berat, lagjja “30-vjetori” është bashkuar me lagjen “Kushtrimi”, midis hapësirës të ish-bllokut të pjeshkëve është krijuar një lagje më vete. Pjesa e poshtme e lagjes “30-vjetori” nga ndërrmarja pyjore deri në afërsi të bregut të lumit Osum është një tjetër hapësirë e populluar, ndërsa pjesa e lagjes “Kushtrimi” shtrihet mbi themelet e ish-uzinës të baterive dhe bashkohet me lagjen “Uznovë”. Këto janë tre hapësirat e qytetit mbi qendrën, pjesa tjetër është mbi lagjen “13 shtatori” e quajtur “Qafa e Kalasë”, si dhe nga pjesa e poshtme mbi lagjen “Barrikadë”, si dhe pjesa e zgjatur e këtyre lagjeve nga ish-ndërrmarja ushqimore deri tek ullishtja e ish-repartit ushtarak, të cilat krijojnë pjesën tjetër të ndërtimeve pa leje që presin të legalizohen.
Bashkia
Të gjitha këto lagje, sipas burimeve të Bashkisë, do të aplikojnë për legalizimet e banesave të tyre të ngritura pas vitit 1990. Sipas burimeve nga bashkia, lagjet më problematike janë ish-uzina e baterisë, ish-blloku i pjeshkëve, Qafa e Kalasë, lagjja e krijuar e re mbi Varrezat e Dëshmorëve etj. Këto lagje, po sipas të njëjtave burime kanë shumë probleme me mënyrën e ndërtimit të rrugëve dhe rrugicave, të kanalizimeve të ujërave të zeza etj.
Për sa i përket formularëve, burimet e bashkisë bëjnë të ditur se nga banorët janë tërhequr në zyrën e urbanistikës mbi 600 formularë aplikimi. Ndërsa në zyrën e urbanistikës deri në ditën e djeshme kanë mbritur mbi 120 qytetarë, të cilët kanë dorëzuar formularët të plotësuara me të dhënat përkatëse. Sipas zëdhënësit të bashkisë së Beratit në formularët janë dhe duhen plotësuar të gjitha të dhënat që kërkon formulari me përpikmëri dhe pas dorëzimit të gjitha të dhënat do të verifikohen në terren për pagesën e truallit ku janë ngritur banesat.
3 lagje historike
të dëmtuara nga ndërtimet pa leje
3 lagje të bashkëngjitura
nga ndërtimet pa leje
780 ndërtime pa leje
sipas bashkisë
600 formularë
të shpërndarë
120 formularë
të dorëzuar
Në pritje edhe 187 të tjera
Prishen 43 ndërtime pa leje
BERAT – Problem në Berat mbeten prishjet e ndërtimeve pa leje, në afërsi të lagjeve muzeale dhe kryesisht në lagjet Kala, Goric e Mangalem. Gjithsej, në këto lagje, numërohen 187 banesa pa leje dhe 14 dyqane e lokale.
Kryetari i policisë ndërtimore, Redi Kusta, bëri të ditur për gazetën “Metropol”, se deri tani janë studiuar të gjitha ndërtimet pa leje afër dhe brenda lagjeve muze dhe ato do të prishen para legalizimeve, madje prishja në disa lagje ka filluar.
Deri tani janë prishur 43 ndërtime pa leje, prej të cilave 11 janë lokale e dyqane.