E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qytetarët "Alo 808", përsëri pa përgjigje

09/02/2005  Bashkia, në dispozicion të qytetarëve, një numër falas

Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 22 të pasdites një numër falas për qytetarët e Tiranës, të cilët mund të pyesin lidhur me shqetësimet e tyre dhe punonjësja në anën tjetër të telefonit do të kthej përgjigjet e duhuara. 808 është numri i vënë në shërbim. Por vallë a ka ndonjë person që ndodhet në anën tjetër të receptorit dhe që mund të të ndihmojë? Më kot arrin ta provosh numrin se asnjeri nuk të përgjigjet. Dhe përsëri qytetarët mbeten të zhgënjyer nga ndihmat që mund t’i japë Bashkia. “Në bashkëpunim me zyrën e Kombeve të Bashkuara, ne po hapim një shërbim të ri, i cili do t'u bëjë të mundur qytetarëve që nëpërmjet një numri të verdhë falas të marrin informacion përtej orarit zyrtar, lidhur me gjithçka ata duan të dinë dhe të bëjnë nga Bashkia e Tiranës. Besoj se ky është stad i ri, i cili rrit cilësinë e shërbimeve tona ndaj qytetarëve, rrit komunikimin me qytetarët, dhe natyrisht i lehtëson të gjitha procedurat dhe të gjitha problemet e tyre për shkak se i jep mundësinë të dinë që përpara se ku duhet të drejtohen dhe se si do ta bëjnë këtë gjë”, tha kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Synimi i Qendrës Operatore është të jetë sa më pranë qytetarëve me mënyrat më të favorshme për ta, duke mundësuar lehtësimin e punës për shumë qytetarë që nuk kanë mundësi të vijnë disa herë për të marrë një shërbim nga Bashkia, arritja e një numri sa më të gjerë qytetarësh që mund t'i shërbejmë; marrja e informacioneve për shërbimet që ofron Bashkia në kohë më të shpejtë etj. Shpresojmë që ky numër të vihet shumë shpejt në përdorim, sepse për momentin zyra e shërbimeve është me leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›