E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia liron hapësirat publike

Me skadimin e afatit për të liruar tortuartet, Bashkia e Tiranës ka zbiritur në teren dhe ka çliruar ambientet publike që nga shitësit ambulantë e deri te tavolinat e lokaleve në anë të rrugës.

Edhe pse jo të kënaqur tregtarët ambulant për këtë vendim të bashkisë së kryeqytetit kanë hequr nga rruga mallin e tyre. Sipas drejtorit të Policisë Bashkiake Florenc Hoxha po zbatohet ligji dhe se ky është vetëm fillimi, aksioni do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të Tiranës si dhe në zonën më problematike që është Blloku.
 

Sipas Hoxhës nëse subjektet nuk respektojnë ligjin, për ata do të ketë edhe gjoba deri në atë më eksteremen, sekuestrimin e mallit.
Kështu pas disa thirrjeve të një pas njëshme të bashkisë së kryeqyetit më në fund është venë në zbatim urdhëri për lirimin e hapsirave publike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›