E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, mbjell pemë dekorative në zonën e Tiranës së Re



Janë 8 sipërmarrje të tjera, të cilat në mënyrë vullnetare janë bërë pjesë e nismës së ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës “Një qytetar –një pemë”. Kësaj iniciative i janë bashkuar deri më tani mjaft subjekte, të cilët përmes aksionit të mbjelljes së pemëve, synojnë të japin ndihmesën e tyre në pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm, në funksion të rritjes së cilësisë së jetës në komunitet dhe shtimit të përmasës së gjelbër. Bashkia e Tiranës ka mbjellë disa pemë dekorative në zonën e Tiranës së Re, ku ka marrë pjesë edhe
Kryebashkiaku Edi Rama. Praktikisht jemi në kufirin e 8000 pemëve dhe kaq pemë brenda një sezoni janë vërtet një lajm i shkëlqyer për këtë kryeqytet, i cili po rrit në mënyrë të vazhdueshme përmasën e tij të gjelbër, kjo përmasë e gjelbër, kaq shumë e dëshiruar nga qytetarët tanë dhe kaq shumë e merituar për një qytet i cili po merr formën që ne të gjithë kërkojmë, në kuadrin e një Tirane europiane”-, theksoi Rama.

QSUT, kostoja e trajtimit me hemodializë shkon në 10-12 mijë euro në vit

Kostoja e një të sëmuri që trajtohet me hemodializë në vendin tonë arrin në 10-12 mijë euro në vit. Çka është e papërballueshme nga pacientët, të cilët duhet të marrin trajtim të vazhdueshëm. Ndërkohë që janë rreth 350 pacientë që marrin këtë shërbim pranë repartit të Nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Shërbimi i hemodializës mundësohet falas nga shteti për të gjithë të sëmurët. “Ndërkohë, numri i të sëmurëve me insufiçencë renale, apo mosfunksionimin e veshkave, ka njohur rritje kohët e fundit, kjo dhe për shkak të kulturës mjekësore në rritje dhe diagnostikimit në kohë të sëmundjes”, - shprehet Koordinatori i Programit INTERREG III, për palën shqiptare, Bardh Spahia. Sipas tij, janë rreth 100 raste të reja çdo vit që kërkojnë të marrin këtë shërbim dhe që janë potencialisht kandidatë për transplantimin të veshkës.

8 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›