Bashkia, ndërtimet e reja që do t’i shtohen kryeqytetit
Emanuela Sako
Tiranës do t’i shtohen edhe 11 objekte të reja banimi, të cilat janë miratuar nga KRRT-ja. Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, KRRT-ja ka miratuar kërkesën e subjekteve që kanë aplikuar për të marrë lejen e ndërtimit pranë Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e objekteve të banimit, sipas zonave të kërkuara nga subjektet. Vendimi i KRRT-së është marrë pak muaj më parë dhe subjektet ndërtuese kanë nisur nga puna për ndërtimin e objekteve. Specialistët e KRRT-së kanë shqyrtuar dokumentacionin e dorëzuar për leje dhe sheshe ndërtimi, duke kryer të gjitha detyrimet ligjore dhe ka miratuar për ngritjen e këtyre objekteve. Objektet do të ngrihen në disa zona të Tiranës dhe do të jenë nga 7 deri në 9 -katëshe. Ndërkohë që katet e para dhe ato të nëndheshme do të përdoren për biznese të ndryshme.
Rregullat
Për t’u bërë pjesë e aktivitetit ndërtues në Tiranë, biznesmenët duhet të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës për të marrë lejet për sheshet e ndërtimit. Të interesuarit duhet t’u nënshtrohen një sërë procedurash të detyrueshme, për të marrë të drejtën e lejes së ndërtimit. Njëkohësisht, ata duhet të plotësojnë disa formularë dhe duhet të marrin dokumentacionin e nevojshëm, të cilin duhet ta dorëzojnë pranë Bashkisë. Specialistët pranë Bashkisë do të kryejnë shqyrtimin e dokumenteve të dorëzuara, nëse aplikuesit i përmbushin detyrimet ligjore për të përfituar ose jo. Për pajisjen me leje për sheshe ndërtimi, kanë të drejt të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë të gjithë kriteret e mëposhtme.
Dokumentet
Për të aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës, duhet që personat e interesuar të dorëzojnë një mori dokumentacioni dhe të dhënash. Së pari, ata duhet të plotësojnë formularin me kërkesën, e cila duhet të firmoset nga të gjithë pronarët ose përfaqësuesi i firmës i autorizuar me prokurë ose nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes së lidhur midis palëve. Po kështu, ata duhet të dorëzojnë Gen –planin e azhurnuar me gjendjen faktike të zonës në shkallën 1:500 në, format A3, i konfirmuar nga sektori i Kadastrës Urbane pranë Bashkisë së Tiranës. Po kështu, specialistët e bashkisë duhet të njihen me të gjitha të dhënat urbanistike, vërtetimin e pronësisë të shoqëruar me hartën treguese etj. Aplikuesit duhet të dorëzojnë të gjitha të dhënat e objektit që do të ndërtojnë, të detajuara me të gjitha cilësimet.
Aplikuesit duhet t’i dorëzojnë formularët brenda afateve të përcaktuara nga Bashkia e Tiranës. Dokumentacioni i tyre do të shqyrtohet nga KRRT-ja, specialistët e së cilës u referohen të dhënave të plota të dorëzuara. Nëse dokumentacioni është në rregull me të dhënat urbanistike të zonës, gen-planit, të dhënat sizmologjike etj, atëherë aplikuesi ka mundësi përfitimi. Ndërsa në rastet kur origjina e pronës është objekt apo truall i privatizuar nga shteti, aplikuesi duhet të ketë parasysh që të dorëzojë vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nëse bëhet fjalë për dhurim, akt trashëgimie, kontratë shit- blerje.
Lejet
Vendim nr. 66 rikonfirmim sheshi dhe leje ndërtimi për godinë
banimi dhe shërbimesh 7 kat, me 1 dhe 2 kat
parkim nëntokë, në pronë të I. Selba, G. vasha, G.
Llavdaniti.
rruga “Idriz Dollaku”
subjekti ndërtues “Domus”
Vendim nr. 67 leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbimesh
1, 5, 7 dhe 9 kat, me 1 dhe 2 kat parkim nëntokë, në
pronë të Zhani Pilika, Pavlla Pilika, Meri
Papastefani (Pilika).
rruga “Qemal Stafa”, “Teli Ndini”
subjekti ndërtues “Shushica”
Lista e vendimeve të KRRT-së , datë 17.04.2009
vendim nr. 68, leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbimesh
5 dhe 6 kat, me 1 kat parkim nëntokë, në pronë
të Lumturi Aga.
rruga “Kongresi i Lushnjës”
subjekti ndërtues “Domus”
Vendim nr. 69 leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbimesh
5, 6, 7 dhe 8 kat, me 2 kat parkim nëntokë, në
pronë të Maksim Caslli, Bashkim Caslli,
Ëngjëllushe Caslli, Silvana Caslli, Rajmonda
Hyseni, Ëngjëllushe Hyseni.
rruga “Jordan Misja”
subjekti ndërtues “Otto-al”
Vendim nr. 71 ndryshim të planimetrisë së sheshit të miratuar
të ndërtimit dhe leje ndërtimi për godinë banimi
dhe shërbimesh 2, 5÷9, 7÷9 kat, me 2 kat parkim
nëntokë, në pronë të “Mane Tci” sh.p.k., Alush
Shima, Leonard Barçi.
rruga “Dervish Hima”
subjekti ndërtues “Mane Tci”
Vendim nr. 72 shesh ndërtimi për godinë banimi dhe
shërbimesh 6, 7 dhe 8 kat, me 1 kat parkim
nëntokë, në pronë të Kastriot Lubonja, Mediha
Gercaliu, Ramije Gercaliu, Ariana Gercaliu,
Alma Gercaliu, Ilirjan xhepa, Luljeta Bodinaku
(Xhepa), Makbule Aliaj (Xhepa), Gjon Stojani,
Hasan Yrsheku, Agron Aejdini, Lirije Xhepa, Agim
Xhepa, Naime Xhepa, Arben Xhepa, Astrit Xhepa.
rruga “Haxhi Hysen Dalliu”
Vendim nr. 73 shesh ndërtimi për godinë banimi dhe
shërbimesh 6 dhe 8 kat, me 2 kat parkim nëntokë,
në pronë të Luljeta Dragoni (Shijaku),
Fatbardha Dragoni, Uran Dragoni, Tefta Canco,
Elis Canco.
rruga “Dervish Hekali”
Vendim nr. 74 shesh ndërtimi për godinë banimi dhe
shërbimesh 2, 4 dhe 5 kat, me 2 kat parkim
nëntokë, në pronë të Fatmir Frashëri, Tanush
Frashëri.
rruga “Themistokli Gërmenji”
Vendim nr. 75 shesh dhe leje ndërtimi për dy objekte: godinë
banimi dhe shërbime 5 kat, me 2 kat parkim
nëntokë (objekti 1) dhe godinë banimi dhe
shërbime 5 dhe 7 kat, me 2 kat parkim nëntokë
(objekti 2), në pronë të F. Bulku, L. Bulku, R.
Bulku, B. Bulku, P. Bulku, E. Bulku, G. Bulku, V.
Bulku, P. Babja, S. Babja, L. Begu, M. Vogli, F.
Vogli, B. Vogli, E. Vogli.
rruga “Haxhi Hysen Balliu”
subjekti “Mak-08”
Vendim nr. 76 shesh dhe leje ndërtimi për objekt me lartësi
66.2m dhe 70.1m, me 3 kat parkim nëntokë, me
destinacion bankë, në pronë të “RFZ building”
sh.p.k. rruga “Dervish Hima”
subjekti ndërtues “Mane Tci”
Vendim nr. 77 rikonfirmim sheshi dhe leje ndërtimi (faza e
parë) për godinë banimi dhe shërbime 2, 4, 6, 7 dhe
9 kat me 2 kat parkim nëntokë, në pronë të
Ardian Taka, Perikli Karavela, Rokë Kora,
Flamur Taka.
Rruga e Kavajës
subjekti ndërtues “2AT”
15 Tetor 2009