E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia ngre padi për pemët e prera

Korçë

Bashkia e Korçës ka ngritur padi një ditë pas festës së verës, për shkak të shkatërrimit të pemëve në një nga lulishtet e qytetit. Ngjarja mendohet se ka ndodhur mbrëmjen e festës, por është konstatuar më vonë nga ana e punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit. Mendohet se pemët kanë shërbyer për ndezjen e zjarreve për Ditën e Verës. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë prerë të paktën 20 pemë në lulishten e “Shën Mërisë”. Nga kjo situatë, bashkia e qytetit i është drejtuar me një denoncim policisë lokale, për shkak të vlerës së madhe të dëmit dhe faktit se një pjesë e pemëve të panjës dhe pishës janë shumëvjeçare. Policia ka nisur kërkimet ndaj personave që mund të kenë kryer këtë akt, ndërkohë që mendohet se banorët e zonës kanë prerë pemët, për t’i djegur si pjesë e ritualit të festës pagane.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›