E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ra i dehur në kanal, gjendet i vdekur

Selenicë

Një burrë 36 vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal në qytetin e Selenicës. Trupi i pajetë i Kujtim Menajt u gjet në mëngjes në afërsi të bashkisë së qytetit. Policia që mbërriti shpejt në vendngjarje e dërgoi kufomën në morg, ku ekspertët mjekoligjorë bënë autopsinë dhe dolën në përfundimin se vdekja kishte ardhur nga mbytja në ujë. Autopsia nxori gjithashtu se 36-vjeçari kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli përpara se të binte në kanalin rreth dy metra të thellë dhe të mbytej. Menaj, baba i katër fëmijëve, njihej si person i qetë e pakonflikte, por konsumonte shpesh pije alkoolike.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›