E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet rruga që lidh 20 fshatra

Libofshë

Rruga Fier-Libofshë, në një pjesë të segmentit të saj, ka pësuar shembje, duke sjellë probleme në lëvizjen e automjeteve. Rruga është dëmtuar në vendin e quajtur “Varrezat e Rreth Libofshës”. Sinjalet janë dhënë që para disa ditësh, kur një masiv dheu ra mbi shinat e trenit të linjës Fier-Tiranë. Por punonjësit e stacionit hekurudhor morën masa për largimin e dherave dhe çdo gjë mbeti me aq. Ndërkohë shirat e javës së kaluar kanë bërë që të rrëshqasë dheu, duke marrë edhe një pjesë të madhe të rrugës së asfaltuar. Për pasojë autobusët e linjës nuk kalojnë dot dhe pasagjerët janë të detyruar të zbresin nga mjetet, duke hipur në mjete të tjera për të shkuar në Fier. Ndërsa dhjetëra banorë të fshatrave që shtrihen përgjatë kësaj rruge janë të alarmuar, pasi shumë afër rrugës së shembur ndodhen varrezat e zonës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›