E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ditë pas protestës së PS, mazhoranca del në shesh

TIRANë- Një ditë pas protestës së lajmëruar nga Partia Socialiste, mazhoranca do të zbresë në shesh për të festuar fitoret e saj.
Deklaratën e ka bërë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili theksoi se në datën 1 Maj, mazhoranca do të kremtojë arritjet.

"Ne kemi ndërmend të festojmë më 1 Maj, me një entuziazëm që Tirana nuk do ta ketë njohur ndonjëherë më parë. Duke ruajtur simbolikën e kësaj date, me këtë festë do të nderojmë punën e përbashkët të gjithë shqiptarëve, lajtmotivin e reformave të kësaj mazhorance, sukseset tona që na kanë bërë të jemi anëtarë të denjë të NATO-s, që po mundësojnë liberalizimin e vizave dhe po rrisin shpejtësinë drejt Bashkimit Europian", u shpreh Patozi në një deklaratë për mediat.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›