E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia padit Qeverinë

 TIRANE - Bashkia e Tiranës padit Qeverinë për kalimin e parkut "Rinia" nën administrimin e Ministrisë së Punëve Publike. Dy ditë më parë Bashkia ka depozituar në gjykatën e Tiranës një kërkesë padi, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave dhe pezullimin e zbatimit të tij. "Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave, datë 11 dhjetor 2009 për 'Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë PPTT, të sipërfaqes  së truallit të Parkut Rinia, Tiranë dhe pezullimin e zbatimit të këtij vendimi". Pra, është objekti i padisë me palë paditëse Bashkinë Tiranë dhe palë të paditur Këshillin e Ministrave. Kërkesë padia e bashkisë do të shqyrtohet në gjykatën e Tiranës nga gjyqtarja Mimoza Kajo, ndërsa ende nuk është caktuar data e seancës së parë. Parku "Rinia", 1350 metër katrorë tokë kaloi nga administrimi i Bashkisë në atë të Ministrisë së Punëve Publike në mbledhjen e qeverisë, më datë 11 dhjetor 2009.                                        a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›