E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rrihte burri,gjendet e mbytur në liqen

 TIRANE - Kufoma e një gruaje që për disa orë ka qëndruar në morg e paidentifikuar, është gjetur mëngjesin e djeshëm në Liqenin Artificial të Tiranës. Kalimtarët e rastit kanë lajmëruar policinë dhe polumbarët nxorën nga liqeni trupin e gruas duke e dërguar menjeherë në morgun e kryeqytetit për ekspertiza të mëtejshme. Sipas mjekëve ligjor, gruaja kishte vetëm pak orë që kishte ndërruar jetë dhe sipas përllogaritjeve ishte hedhur me qëllim për t'u mbytur në liqen, rreth orës 05:00. Nga dokumentat e gjetura në çantën e saj, e cila u gjet në breg të liqenit, viktima u identifikua si Virgjinushe Duka e moshes 50-vjeçare.  Policia ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes së gruas dhe duke u nisur nga disa shenja dhune të gjetura në trupin e saj dhe deshmi të të afërmëve, mësohet se gruaja keqtrajtohej vazhdimisht nga bashkëshorti, madje i ishte drejtuar edhe policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›