E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli Kambo kërkon të rikthejë procesin

Ish-bosi i firmës piramidale “Kambo Marshall” bën padi në Gjykatën e Tiranës. Kësaj radhe, Ylli Kambo i është drejtuar gjykatës për të shfuqizuar komplet vendimin që është dhënë ndaj tij. Me objekt padie “për pavlefshmëri absolute”, çështjes së Kambos tashmë i është përcaktuar dhe gjyqtari që do ta gjykojë. Shorti që u hodh dje përcaktoi gjyqtarin Kreshnik Omari për të gjykuar këtë padi. Ylli Kambo është dënuar në mungesë vite më parë nga Gjykata e Tiranës si një nga ish-bosët e piramidave. Ai ka hedhur pretendimin se është dënuar pa të drejtë dhe në mungesë. Për këtë arsye, ai ka ngritur padinë për ta cilësuar vendimin ndaj tij të pavlefshëm.

Shisnin pa leje te Posta dhe Banka, shoqërohen tetë persona

Tiranë - Seksioni kundër Krimit Ekonomiko – Financiar pranë Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Degën Tatim e Taksave, organizuan një operacion me qëllim “Largimin përfundimtar të tregut të zi pranë Postës Shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë”.
Falë këtij operacioni u shoqëruan për tregtim të telefonave celularë dhe aksesorë të tjerë te Shesh Banka, tetë persona. Astrit Kokës, Anton Legisit, Arben Dokës, Xhevahir Vatgjonajt, Donald Salës, Fatmir Dinit, Seit Qefalisë dhe Ymer Gjatës iu sekuestruan: karikues për telefona celularë, telefona celularë të përdorur, kufje për telefona celularë, numra Albakarta. U verifikuan edhe Bib Vata, Sokol Muça, Dashamir Lika dhe Shpëtim Pashaj dhe pas kryerjes së procedurave ata rezultuan se nuk kanë probleme. Në përfundim të veprimeve, sheshi para Postës Shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë iu la për kontroll dhe administrim punonjësve të Policisë Bashkiake.

Dërgohet në qeli, bëri kallëzim të rremë për vjedhje makine

Tiranë – Bëri kallëzim të rremë, ndalohet nga policia. Burimet thanë se dy ditë më parë nga Seksioni kundër Vjedhjeve të Automjeteve është shoqëruar si i dyshuar për “Trafik të mjeteve motorike” dhe “Kallëzim të rremë” shtetasi I. E, 58 vjeç, lindur në Ranim Kosovë dhe banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se më 1 mars 2008 ka deponuar një kallëzim të rremë, duke deklaruar se i kanë vjedhur automjetin tip “Tojota Runer”, me targë Tr. 8535 D, ndërkohë që ky mjet është gjetur më 08 mars 2008 në servisin “Tryck”, në autostradë, ndërsa pronari i këtij servisi ka bërë deklarim se ky automjet ndodhet prej 2 vjetësh në servisin e tij. Për këtë shtetas ka të dhëna se trafikon automjete kryesisht të tipit Tojota, duke i trafikuar nga Kosova në Shqipëri.

11 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›