Kosova, Clinton dhe Lavrov qëndrime të kundërta
Gjenevë-Kosova duket se ka qenë pika e vetme e kundërshtisë, midis sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrvor. Ata kanë paraqitur qëndrime të kundërta rreth Kosovës, gjatë një takimi në Gjenevë, i pari zyrtar që pas ardhjes së Clinton në këtë post. Pas takimit, Clinton ka thënë se ka uruar liderët kosovarë me rastin e njëvjetorit të pavarësisë, ndërsa Lavrov ka përsëritur edhe një herë frazën se, pavarësia e Kosovës paraqet “rrezik” për Ballkanin. Kryediplomatja amerikane, deklaroi se SHBA-të do të mbështesin Kosovën. Ministri rus, ka rideklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka shkelur rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, gjithsesi ai ka shprehur shpresën se situata në Ballkan do të mund të shkojë drejt stabilizimit.
Lavrov tha gjithashtu, se çështja e Kosovës paraqet një nga mospajtimet serioze mes Rusisë dhe SHBA-ve, ndërsa Clinton u përgjigj se një prej dallimeve kryesore mes dy vendeve është qëndrimi që kanë ndaj Gjeorgjisë.
Gjatë ditës Clinton është takuar edhe me shefin e diplomacisë çeke, Karel Schwarzenberg, vend që aktualisht kryeson me BE-në. Edhe pas këtij takimi Clinton ndër të tjera ka folur për Kosovën, ku ka potencuar se SHBA-të mbështesin misionet e reja të BE-së, siç është ai në Kosovë, ku SHBA-të për herë të parë marrin pjesë në kuadër dhe nën drejtimin e politikës evropiane.