E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia prish shtëpitë në zonën e Oxhakut, banorët mbeten pastrehë

Banorët e zonës së Oxhakut në Tiranë , rrezikojnë të mbeten pa shtëpi. Në bllokun 61 në kryeqytet , Bashkia e Tiranës ka filluar një aksion të shëmbjes se disa shtëpive për zgjërim të hapësirës rrugore .Banorët shprehen se shtëpitë janë të legalizuara dhe të pajisura me tapitë e tyre , por bashkisë i duhen tokat e tyre, për të zgjeruar rrugën. Të shqetësuar se do ngelen në rrugë ata theksojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës me kushtin që atyre t'u mundësohet një hapësirë tjetër banimi.Tre shtëpitë e para të kësaj lagjeje tashmë kanë filluar të rrënohen. Këta banorë deklarojnë se nuk kanë mundësi të paguajnë qera banimi , dhe sipas tyre nëqoftëse Bashkia e Tiranës nuk do i strehojë në ndonjë vend tjeter, atyre u ngelet te kalojnë këtë dimër të ftohtë në rrugë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›