Bashkia prish shtëpitë në zonën e Oxhakut
Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për shembjen e disa banesave në bllokun 61, në zonën e Oxhakut, për t‘i hapur rrugë zbatimit të projektit për rehabilitimin e një territori prej 30 hektarësh. Projekti parashikon rehabilitimin e infrastrukturës nëntokësore, krijimin e ambienteve dhe parqeve çlodhëse mes pallateve, përmirësimin e cilësisë së banimit.
Gjatë ditës së parë të këtij aksioni u prishën tri banesa nga Inspektorati Ndërtimor. Por, sipas banorëve të kësaj zone, shtëpitë e tyre janë të legalizuara dhe i kanë të gjitha dokumentet me tapitë përkatëse. Ata kanë deklaruar se "janë të gatshëm të bashkëpunojnë me bashkinë në rast se ajo i mundëson një hapësirë tjetër banimi për të jetuar".
Ndërkaq burime nga Bashkia e Tiranës bënë të ditur se "në sajë të sistemit të pikëzimit për bonuset e strehimit, ndër 250 familjet të cilat do të përfitojnë nga programi i strehimit për vitin 2009, prioritet do të kenë familjet të cilave do t‘u shemben shtëpitë nga projektet publike".
Por ndryshe nga më parë, familjet që përfitojnë nga sistemi i pikëzimit do të duhet të plotësojnë dhe kushtet e kreditimit për aftësitë e tyre paguese, me qëllim që të bëhen përfituese të kredimarrjes, thanë burime të bashkisë.
Nga ana tjetër, këta banorë deklarojnë se nuk kanë mundësi të paguajnë qira banimi, dhe sipas tyre në qoftë se Bashkia e Tiranës nuk do t‘i strehojë në ndonjë vend tjetër, atyre u mbetet ta kalojnë këtë dimër të ftohtë në rrugë.