Ivanaj: 50% e sistemit, në fiktivitet
Gjysma e sistemit të shëndetësisë shqiptare operon në fiktivitet. Janë këto të dhëna të ngritura mbi bazë të studimit dhe deduksionit të Bankës Botërore. Atyre madje i është referuar edhe vetë zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, ndërsa flet për buxhetimin e këtij sistemi. "Sipas një perceptimi të BB-së, ne kemi 50% fiktivitet në sistem, d.m.th 3% e GDP-së është nga ana publike që shkon për shëndetësinë dhe po afërsisht 3.7% e GDP-së është informale", shprehet Ivanaj. Ai sqaron më tej se "kjo do të thotë që ne si shoqëri, në total, paguajmë për shëndetësinë afërsisht 6.7% të GDP-së për këtë sektor". Kjo është e krahasueshme me vendet e rajonit, por mekanizmi i gabuar, mosfunksionimi siç duhet i asaj që është publike dhe asaj që është menaxheriale, shton më tej numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, na ka lënë në këto situata dhe prandaj ne insistuam në diagnozën e problemit, në rrugën sesi do të dalim nga kjo situatë dhe hapat e veprimit konkret në praktikë. Ai thekson se këto hapa janë parashikuar dhe në dokumentin strategjik 2007-2013. Lidhur me këtë "diagnozë" të problemit, Ivanaj përcakton edhe terapinë që sipas tij do të thotë: përsosmëria e menaxhimit do të çojë dhe në zbardhjen e fiktivitetit.
Nga ana tjetër, pohon Ivanaj, kemi një problem tjetër të të kuptuarit se ç‘është pjesa politike e sistemit dhe pjesa menaxheriale e sistemit. "Këtë, deri tani, e kemi pasur të bashkuar; i njëjti person që bënte politikën, bënte dhe menaxhimin e sistemit. Kjo duhej ndarë dhe tërësia e reformave që po marrim çon në ndarje të këtyre", shpjegon më tej ai.
Ai pohon se një ndër arsyet që u insistua në ndryshimin e ligjit bazë dhe në ndryshimin e mekanizmit të financimit është se "duhen marrë hapa, duhet adaptuar forma ligjore, që të kemi pastaj implementimin praktik të gjërave. Ndaj bëmë një ligj të shëndetit publik". Ivanaj i mëshon idesë se shëndeti publik është po kaq i rëndësishëm sa ç‘është trajtimi i pacientit me një sëmundje konkrete. Ai konfirmon se "kriteret e shëndetit publik janë ato që ne kërkojmë me integrimin politik të Shqipërisë dhe duhen pasqyruar, si dhe të kenë një bazë ligjore. Ligji që promovuam është baza ligjore që shëndeti publik në Shqipëri të jetë i integrueshëm dhe të ketë mundësi të ballafaqohet me sfidat e kohës aktuale, me ato të integrimit dhe globalizimit në përgjithësi".