E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, propozon familjet që përfitojnë banesa shtetërore

Lista me 35 emrat e qytetarëve që do të mund të përfitojnë privatizimin

Emanuela Sako

Bashkia e Tiranës ka propozuar emrat e familjarëve që do të përfitojnë nga privatizimi i objekteve shtetërore. Aktualisht janë propozuar 35 emra, të cilët pas përfundimit të procedurave të privatizimit do të jenë ligjërisht pronarë të shtëpive. Kjo kategori qytetarësh, prej 20 vitesh kanë zënë objektet shtetërore dhe kanë shlyer vlerën e tyre. Aktualisht, banesat janë ende pronë e shtetit, por do të jetë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës që do të vendosë për privatizimin e tyre dhe kalimin në pronësi të banuesve aktualë. Këta qytetarë duhet të përfundojnë të gjitha praktikat ligjore dhe të bëjnë pjesë të pasurive të tyre banesat që kanë zënë prej vitesh dhe jetojnë aktualisht në to. Burime nga Këshilli Bashkiak shprehen se pas marrjes së një vendimi për këta familjarë, pritet që të ketë aplikime të tjerë të dorëzuara pranë Drejtorisë Nr. 3 të Qytetit të Tiranës, e cila depoziton dhe shqyrton kërkesat për këto kategori. Më pas, kërkesat i propozohen Këshillit Bashkiak për shqyrtim dhe miratim.
Kriteret
Këshilli Bashkiak i Tiranës, do të diskutojë për 35 familjet aplikuese, që kanë dorëzuar dokumentacionin dhe kërkesën paraprakisht. Ndërkohë që priten ende aplikime të tjera nga kjo kategori qytetarësh, pasi ka ende mjaft familjarë që jetojnë në banesa shtetërore të paprivatizuara. Familjaret kryeqytetase, që prej vitesh janë kthyer në banorë të banesave shtetërore dhe që kanë aplikuar për privatizimin e tyre, tashmë do të përfundojnë procedurat ligjore. Këshilli Bashkiak, do t’u japë të drejtën që të gjitha familjet aplikuese të përfundojnë procedurat e privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit. Në këto banesa përfshihen të gjitha banesat dhe objektet që janë kthyer në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore. Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto apartamente aktualisht e kanë shlyer vlerën e apartamenteve, tashmë mbetet vetëm regjistrimi dhe kthimi i banesave në pronësi të tyre. Pas përfundimit të regjistrimit, sipas procedurave të përcaktuara në ligj, asnjë prej familjeve nuk do të ketë probleme me shtetin dhe prona do të jetë e tyre.
Kategoritë
Në këto kategori përfshihen të gjithë ata qytetarë që kanë zënë banesat shtetërore pas viteve ‘90 dhe i përdorin ato si objekte banimi. Në zbatim të Ligjit Nr. 7652, datë 23.10.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore", kjo kategori qytetarësh duhet të kishte nënshkruar kontratat e shitblerjes së apartamenteve me përfaqësuesin e Ndërmarrjes Komunale Banesa (Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë), përpara noterit publik. Kjo duhej të bëhej në mënyrë që të vijonte procesi i regjistrimit pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Me daljen e një dekreti të ri kompetencat për privatizimin e banesave shtetërore i kaluan Këshillave të Bashkive dhe Komunave. Në bazë të këtij dekreti, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të shqyrtojë rastet e qytetarëve që duan të përfitojnë privatizimin e apartamenteve të tyre. Banesat ku do të bëhet privatizimi ndodhen të shpërndara në disa zona të kryeqytetit, aty ku ka pasur objekte shtetërore kohë më parë. Tashmë qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të përfundojnë procedurat dhe të kthehen në pronar të apartamenteve të tyre me të drejta të plota. Pas përfundimit të procedurave nga Drejtoria Nr.3 e Punëtorëve të Qytetit, Këshilli Bashkiak do të jetë i fundit që do të japë miratimin ose jo për aplikuesit.

Box
Lista me emrat
Agim Uruçi, rruga “Ndre Mjeda”
Shaban Çoku, rruga “Faik Tranova”
Asqeri Zemani, rruga “Idriz Dollaku”
Ahmet Kasa, rruga “Idriz Dollaku”
Stike Shabani, rruga “Qemal Stafa”
Thanas Moçka, rruga “Bajram Curri”
Gramoz Ndroqi, rruga “Mine Peza”
Thoma Kostaj, rruga “Jordan Misja”
Luan Koçi, rruga “Dhimitër Kamarda”
Ylvie Jorgo, rruga “Aleksandër Moisiu”
Astrit Hyseni, rruga “Qemal Stafa”
Petrit Hahmeti, rruga “Pandi Dradha”
Ollga Stefani, rruga “Qemal Stafa”
Gëzim Tahirllari, rruga “Ali Demi”
Pëllumb Keta, rruga “Mine Peza”
Zef Prendi, rruga “Niko Avrami”
Edmond Gjikdhima, rruga “Sul Bega”
Isuf Ferra, rruga “Dëshmorët e Kombit”
Selman Muka, rruga “Qemal Stafa”
Haki Kelmendi, rruga “Njazi Meka”
Myslym Stafa, rruga “Miqësia”
Nedo Duma, rruga “Ferrit Xhajko”
Fatmir Selimi, rruga “Niko Avrami”
Nuri Isufaj, rruga “Lord Bajron”
Kujtim Limani, rruga “Hodo Beg”
Fiqiri Qizmja, rruga “Niko Avrami”
Koço Goxha, rruga “Hasan Sufa”
Ylli Hamzallari, rruga “Qemal Stafa”
Dalip Balla, rruga “Sami Frashëri”
Besim Shaba, rruga ”Shkozë”
Fiorentina Gjeta, rruga ”Shkozë”
Kristaq Ziu, rruga “Mine Peza”
Luan Harjeti, rruga “Bajram Curri”
Vitore Lufi, rruga “Dëshmorët e Kombit”
Melpomeni Zhuka, rruga Muhamet Gjollesha”

15 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›