E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha po drejton KQZ-në

 

Partia Socialiste kërcënoi dje me mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi KQZ-ja nuk mori parasysh kërkesën e kësaj partie për rinumërim të votave në Berat, Tiranë dhe Shkodër. Përmes zëdhënëses Imeraj, selia rozë ka akuzuar Berishën se po përdor padrejtësisht dhunën ndaj votës së lirë. “Sali Berisha e thelloi sot edhe më shumë hendekun kërcënues mes shtetit të së drejtës dhe pushtetit të tij, mes ligjit të zgjedhjeve dhe imponimit të paligjshëm të rezultatit të tyre, mes Shqipërisë që kërkon transparencë për votat e 28 qershorit dhe paloqeverisë që u krijua pikërisht për të mos lejuar transparencën” - u shpreh Imeraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›