E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia punëson 50 studentë

Rreth 50 studentë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit kanë startuar dje projektin e "Punësimit Veror Sezonal" pranë Bashkisë së Tiranës. 

Projekti i Punësimit Veror Sezonal realizohet për të gjashtin vit radhazi në Bashkinë e Tiranës dhe synon përfshirjen e të rinjve në mënyrë të qëndrueshme në institucion. Kryebashkiaku Edi Rama, vlerësoi standardin e lartë të komunikimit që Bashkia e Tiranës, tashmë e ka bërë pjesë të imazhit të saj prej shumë vitesh. "Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në zyrën e informimit publik kanë hyrë 42 mijë qytetarë dhe janë trajtuar 12 272 aplikime me shkrim. Janë një numër i konsiderueshëm dhe është shumë e rëndësishme që ky standard komunikimi të vendoset në të gjithë vendin, në zyrat e administratës publike, por edhe të shkojë duke u përsosur këtu tek ne, në Bashkinë e Tiranës", u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›