Tension në seancë, shmanget përplasja
Seanca e djeshme ishte mjaft e tensionuar, aq sa mes palëve mezi pritej shkëndija për të realizuar një përplasje si ajo e 21 korrikut.
Në sallë kryeministri Berisha ka tentuar disa herë të marrë fjalën, por kjo është frenuar nga Topalli, e cila ka tentuar të mos e acarojë situatën. Kur Berisha kërkoi fjalën për reagimin ndaj Metës, Topalli e ka shmangur me qetësi, duke bërë që seanca të vazhdojë me debate të tjera. Ndërsa Berisha ka qëndruar disa herë në dëgjimin e diskutimeve. Seancën për disa momente e ka drejtuar edhe Ylli Bufi, i PS-së. Për këtë Braho e ka dënuar si veprim, duke u shprehur se s’mund të bëhet mburojë e gabimeve të demokratëve. Ndërsa në seancë kryeministri Berisha para se të fliste për buxhetin, ka nxjerrë krehrin nga xhepi i xhaketës dhe është krehur, duke shkaktuar tone humori në sallë. Një xhest i pakontrolluar, ky zakonisht nga ana e kryeministrit.