E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbali, hiqen sharjet

Një debat jo i vogël u shkaktua në sallën e Parlamentit për çështjen e procesverbalit, ku pasqyroheshin debatet, sherret e seancës së 21 korrikut. 

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka deklaruar se, ai nuk ka pasqyruar fjalët e sakta që janë përmendur, duke shmangur fjalët banale që kryeministri ka drejtuar në seancën parlamentare në adresë të socialistit Balla. “Nëse nuk i ndryshoni këto, do të ketë probleme me ju zonja kryetare, pasi këtu janë vetëm fjalët e juaja dhe më pas do të ndiqeni ju penalisht për këtë çështje”, deklaroi Braçe. Ndërsa socialisti Petro Koçi theksoi se, duhet të realizoheshin patjetër ndryshimet dhe të vendoseshin saktësisht shprehjet e kryeministrit. Por, Topalli me ironi i është drejtuar sallës se, “më mirë silleni ju me shkrim, atë që doni të saktësoni ju në procesverbal”. Deputeti Koçi u shpreh se, Kuvendi nuk duhet të merret me trashëgimtarët e ministrave apo deputetëve, si dhe të mos debatoheshin në këtë formë në sallë ndërmjet kolegëve. Por më pas seanca ka vazhduar me votimin e projektligjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›