“Lirimi me kusht”, zgjidhja për ish-bosët për të rifituar lirinë
Gjykata e Elbasanit pranoi kërkesën e Lefter Cenajt për të lënë qelinë e Burgut të Peqinit
Laureta Rryçi
Lefter Cenaj, ish-bosi i firmës piramidale "Cenaj & Co", la dje qelinë e Burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Burime zyrtare pohuan se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Elbasanit për lirimin me kusht të të dënuarit me 10 vjet burg për veprën penale të "vjedhjes me anë të mashtrimit në shuma të mëdha”. Ish-bosi i piramidave që tronditën Shqipërinë në vitin 1997, u arrestua në vitin 2002 në Greqi, ku u dënua nga Drejtësia helene për mashtrim. Pasi përfundoi dënimin, një vit më parë Cenaj u ekstradua drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata shqiptare. Dy ditë më parë ai ka mundur ta bindë Gjykatën e Elbasanit ta lirojë me kusht, duke argumentuar se ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga ligji. Cenaj ka provuar se ka kryer tre të katërtat e dënimit të dhënë nga Drejtësia; ka sjellje të mirë në qeli, si dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, duke provuar se qëndrimi më i gjatë në qeli do t'i sillte pasoja të rënda.
Dënimi
Lefter Cenaj, ish-bosi i firmës piramidale me të njëjtin emër, është dënuar me 10 vjet heqje lirie. Kryetari i trupit gjykues, Elvis Kotini, e ka deklaruar fajtor nën akuzën e "mashtrimit në shuma të mëdha" ish-bosin e firmës piramidale, duke e dënuar me 15 vjet burg. Lefter Cenaj, i cili në atë kohë u gjykua në mungesë, është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, i cili kishte kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. Në këtë mënyrë ish-bosit të firmës piramidale "Cenaj" do t'i ulet një e treta, duke iu përmbledhur në 10 vjet heqje lirie. Prokurori i çështjes, Albert Demirneli, kërkoi për të 15 vjet heqje lirie. Lefter Cenaj akuzohet për mashtrimin e 55 mijë kreditorëve përkundrejt shumës prej 5 miliardë lekësh. Paratë e Cenajt vazhdojnë ende të jenë në bankat greke, pavarësish grupeve të punës të ngritura nga qeveritë shqiptare për t’i rimarrë ato.
Ish-bosët
Pasi kishin kaluar rreth 5 vjet nga rrëzimi i firmave piramidale, Gjykata shqiptare dha për ish-bosët e këtyre firmave 139 vjet burg. Me i fundit prej tyre ishte Lefter Cenaj, i cili u nga Gjykata e Shkallës së Parë me 10 vjet heqje lirie. Ndërsa ishte po në pritje vendimi për Rrapush Xhaferrin, tre djemtë dhe vëllain e tij, kur prokuroria ka kërkuar për të pestë eksponentët e firmës "Xhaferri" 56 vjet heqje lirie. Nga vendimet e deritanishme të dhëna nga gjykata, vendin e parë të të dënuarve e mban ish-bosi i firmës "VEFA", Vehbi Alimuça, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 25 vjet heqje lirie dhe më pas ky vendim është ulur me 5 vjet nga Gjykata e Apelit. Ndërsa më me "fat" rezultoi të ishte Maksude Kadena, ish-drejtuesja e fondacionit "Sudja". Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar atë me 5 vjet heqje lirie dhe tashmë ajo e ka kryer dënimin dhe është e vetmja që ndodhet jashtë kangjellave të burgut. E veçanta e ish-bosëve të firmave piramidale është se shumica e tyre janë dënuar apo gjykuar në mungesë.
Kërkesa e Ylli Kambos
“Zgjidhja” e ish-bosëve të piramidave për të fituar lirinë
Njëlloj si Lefter Cenaj, edhe Ylli Kambo, ish-bosi i firmës piramidale “Kambo Marshall”, duket se do të provojë të njëjtën rrugë ligjore për të rifituar lirinë. Pak ditë më parë, avokati i tij ka dorëzuar në kryesekretarinë e Gjykatës së Tiranës kërkesën për “lirim me kusht”. Njëri prej ish-bosëve më të dëgjuar të firmave piramidale, që zhvilluan aktivitetin e tyre kriminal në vitin 1997 në vendin tonë, u është rikthyer dyerve të gjykatës disa herë me kërkesa të ndryshme për të pakësuar ditët e burgut dhe së fundi për të rifituar njëherë e mirë lirinë. Pak javë më parë, në këtë gjykatë është regjistruar një tjetër kërkesë e Ylli Kambos për pavlefshmëri absolute të akteve administrative dhe konkretisht të dy vendimeve të dënimit të tij, që janë marrë në vitet 1998 dhe 2001. Ai pretendon se gjatë zhvillimit të proceseve ka qenë jashtë shtetit dhe prokurori i çështjes nuk i ka dërguar fletëthirrje për ta vënë në dijeni lidhur me to. Në të njëjtën kërkesë, ish-bosi i firmës piramidale akuzon se ai është gjykuar pa prezencën në seancat gjyqësore të një avokati mbrojtës dhe kjo i ka dëmtuar seriozisht proceset, madje duke i bërë ato të pavlefshme. Bazuar në këto kërkesa, Ylli Kambo deklaron se është duke u mbajtur padrejtësisht në burg dhe kërkon nga Gjykata e kryeqytetit që të lirohet.
Ylli Kambo u arrestua në shkurt të vitit 2003 në Rumani dhe u ekstradua në Shqipëri një vit më parë. Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me dhjetë vjet burg për veprën penale të "vjedhjes në shuma të mëdha me anë të mashtrimit". Më pas Kambo e ka apeluar çështjen në Gjykatën e Apelit, ku ai është rigjetur fajtor, por i është zbritur dënimi në 7 vjet heqje lirie. Firma piramidale "Kambo Marshall" ka pasur kulmin e aktivitetit të saj gjatë viteve 1996-1997, kryesisht në qytetin e Beratit.
5 Dhjetor 2009