E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, takim ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve urbane



Bashkia e Tiranës dhe Sweco International, organizuan në Tiranë fazën e dytë dhe finale të “Trajnimit ndërkombëtar mbi menaxhimin e mbetjeve”. Pjesëmarrës të ndryshëm nga vendet e rajonit dhe Ballkanit kanë diskutuar mbi zgjidhjen e problemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Europën Juglindore. Nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi, sqaroi se do të punohet për një Tiranë të pastër. Në trajnim morën pjesë dhe folën ekspertë shqiptarë të Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Institutit të Shëndetit Publik, kompanitë e pastrimit të qytetit, organizata jofitimprurëse, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, ekspertë të pavarur etj. Takimi u çel nga përfaqësuesja e Sweco International, Ingrid Hastad dhe nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi. Nëpërmjet këtij trajnimi, Bashkia e Tiranës synon të vendosë kontakte të përhershme midis me Sweco International, të krijojë një rrjet të përbashkët rajonal për shkëmbimin e eksperiencave të fituara gjatë këtij trajnimi, si dhe të arrijë financime nga SIDA për projektet e paraqitura nga pjesëmarrësit që përfaqësojnë Shqipërinë në këtë aktivitet.

1 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›