E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia u kërkon borxhet 200 bizneseve

Qindra subjekte që ushtrojnë veprimtari biznesi në territorin administrativ të Bashkisë së Sarandës janë evidentuar si borxhlinj që prej vitit 2008 në Drejtorinë e Tatim-Taksave të qeverisjes vendore, për shuma të konsiderueshme. Ata rrezikojnë sanksione, në se nuk shlyejnë detyrimet e prapambetura deri në fundin e marsit. Lefter Thomai, drejtor i Zyrës së Tatim-Taksave në Bashkinë e Sarandës, tha se po punohet pa ndërprerje për vjeljen e këtyre detyrimeve. Detyrimet e pamjela për llogari të vitit 2008, kapin një shumë prej 10 milionë lekësh. Të njëjtat burime thanë se me këto biznese është komunikuar vazhdimisht dhe se Drejtoria e Tatim-Taksave në bashki gjendet në prag të mbledhjes me forcë të detyrimeve. Drejtori Thomai tha se nuk ka vend për të shpresuar në një falje të këtyre detyrimeve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›