Formulari A2 do të jetë gati deri më 1 prill
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2009, bën të ditur se formulari A2 do të miratohet deri më 1 prill.
Ky formular përmban të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojnë.
Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta duhet të plotësojnë edhe Formularin A2, brenda datës 30 qershor.
Sipas rregullores së provimeve citohet se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në universitetet publike të vendit vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (në dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje të përcaktuara në Formularin A1).
Nxënësi, që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të sezonit të parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky kandidat duhet të rijapë provimin në lëndët e detyruara në sezonin e vjeshtës, por humbet të drejtën e konkurrimit për në shkollë të lartë gjatë këtij viti.
Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje, konsiderohet i plotë, në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, Formularit A2 i bashkëngjitet mandat-arkëtimi origjinal që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 pranohet vetëm i shoqëruar me mandat-arkëtimi.
Nga ana tjetër, afati për plotësimin e formularit A1 dhe atij A1Z është shtyrë dhe të gjithë maturantët kanë të drejtë që ta dorëzojnë atë brenda datës 25 mars. Kjo është koha kur skadon afati i dorëzimit të këtyre formularëve nga komisionet shkollore në Drejtoritë Arsimore Rajonale e prej këtej në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve (AVA).