Berisha vjen si Kryeministër, Nano si mik
Ditën e verës, Kryeministri Sali Berisha duket se ka vendosur që ta festojë në qytetin e Elbasanit, aty ku edhe tradita e kësaj feste ka mbetur e pandryshuar ndër kohë. Dhe si një vit elektoral ku fushata ka ndezur tonet e saj edhe kjo vizitë festive nuk do të mungojë që të shfrytëzohet nga kreu i ekzekutivit si kredhja e radhës në elektorat. Sipas burimeve partiake të degës së PD-së, Kryeministri Berisha fillimisht do të bëjë një vizitë në një kompani private, e cila ka pasur një seri me probleme për shkak të cilësisë së ajrit dhe ndotjes së mjedisit në këtë zonë. Më pas, shefi i qeverisë do t‘i rikthehet festës me vizitën që çdo Kryeministër kryen në panairin "Dita e Verës-2009" që hapet për çdo vit në këtë qytet. Por nuk do të mungojë as strategjia elektorale e "uljes gju më gju me popullin". Përfaqësues të selisë blu të Elbasanit bëjnë të ditur se një pjesë të kohës së tij në këtë qytet, Berisha do ta kalojë edhe me traditën e shkëmbimit të vizitave në shumë familjeje elbasanase, me rastin e festimeve të Ditës së Verës.
Por festimeve në këtë ditë të veçantë në Elbasan do t‘i bashkohet edhe ish-kryeministri Fatos Nano, që shpeshherë më 14 mars është ndalur në këtë qytet. Burime jozyrtare pranë ish-kreut të PS-së saktësojnë faktin se ndryshe nga herët e tjera, që Nano ka qenë i pranishëm si shef i qeverisë apo i Partisë Socialiste këtë herë pritet që të vijë si një mik i veçantë në këtë qytet.